LAJMI I FUNDIT:

Sot një vit prej kur Kosova nuk u pranua në UNESCO

Sot një vit prej kur Kosova nuk u pranua në UNESCO

Këtu e një vit më parë kosovarët ishin në ethe të pritjes së një lajmi që besohej se mund të ishte pozitiv, pranimi i Kosovës në UNESCO. Megjithatë, votimi doli të mos ishte kalkuluar mirë nga përfaqësuesit e Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin dhe ministrinë e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Më 9 nëntor 2015, në mungesë të tri votave, Kosova nuk u pranua si anëtare në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara UNESCO.

Nga 122 shtete që morën pjesë në votim, 50 prej tyre ishin kundër Kosovës, ndërsa 92 vota që ishin pro Kosovës, me çka nuk u mundësua anëtarësimi, ngase duheshin edhe tre vota pro për ta përmbushur përqindjen e kërkuar sipas kushtetutës së këshillit të UNESCO-s.


Beteja e radhës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO mund të ndodhë në vitin e ardhshëm, shkruan KP.

UNESCO është organizatë e cila fushëveprimin e saj e ka në përcaktimin e trashëgimisë botërore krahas promovimit të bashkëpunimin midis vendeve anëtare në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, komunikimit dhe informimit.

UNESCO ka selinë qendrore në Paris të Francës, një buxhet vjetor prej afër 330 milionë dollarësh dhe me një staf prej 2 mijë vetash në 65 zyra të ndryshme anekënd botës.

Aktivitetet e UNESCO-s financohen përmes një kombinimi të kontributeve të përcaktuara për shtetet anëtare për buxhetin e saj të rregullt, si dhe kontributeve vullnetare. Kontribuuesi më i madh i buxhetit të UNESCO-s janë SHBA me rreth 22 për qind, mirëpo për shkak të pranimit të Palestinës në organizatë, Uashingtoni ka ndalur këtë kontribut nga viti 2012 duke humbur kështu edhe të drejtën e votës në Bordin Ekzekutiv. Me Palestinën UNESCO ka 195 anëtarë.

Anëtarësimi në UNESCO nuk është i kufizuar vetëm për vendet që janë anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas kushtetutës së UNESCO-s shtetet që nuk janë anëtare të OKB-së mund të pranohen në organizatë me rekomandimin e Bordit Ekzekutiv dhe me dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë të Konferencës së Përgjithshme.

Shumica e vendimeve të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, përfshirë edhe rekomandimet për anëtarësim, kërkojnë vetëm një shumicë të thjeshtë votash.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori