Ekipi i Unitetit është nisur të mërkurën pasdite për në New York, ku të premten do të zhvillojë takimin direkt me palën serbe. Anëtarët e ekipit kanë thënë se, në New York, do ta prezantojnë vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi dhe asnjë zgjidhje tjetër nuk do të pranohet, pavarësisht ofertave që po i bën Beogradi.

Në takimin e parë direkt, delegacioni i Kosovës do të bëjë një prezantim më të hollësishëm të idesë dhe vizionit të Kosovës për një marrëdhënie të re me Serbinë si dy shtete fqinjë të pavarura dhe sovrane.

Takimi i parë i cili do të mbahet para dreke, është takim trepalësh, takim mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në prani të treshes ndërkombëtare, SHBA BE Rusi, ndërkaq në takimin e dytë pas dreke që zhvillohet, do të jetë takim dypalësh mes delegacionit të Kosovës dhe treshes ndërkombëtare.