Sot (e premte) do të hidhet shorti për të mësuar grupet në dy garat tjera të klubeve evropiane, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku në këtë të fundit bënë pjesë edhe kampioni i Kosovës, Ballkani.

Pas Ligës së Kampionëve, ku dje u mësuan tetë grupet, sot radha është për të mësuar grupet për dy garat tjera evropiane të klubeve.


Bëhet fjalë për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku ekipet do të shortohen në orare të ndryshme në shortin që do të mbahet në Monaco.

Shorti në Ligën e Evropës

Në Ligën e Evropës, ceremonia e shortit do të fillojë në orën 13:00 dhe përfshihen 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Kur është shorti i radhës i Ligës së Evropës?

Shorti për fazës nokaut, ku do të paraqiten nën-kampionët e grupeve dhe tetë skuadrat që transferohen nga Liga e Kampionëve, hidhet më 18 dhjetor.

Shortin në Ligën e Konferencës

Në Ligën e Konferencës, ceremonia e shortit do të fillojë në orën 14:30 dhe shorti përfshin 32 ekipe – 22 fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Kur është shorti i radhës i Ligës së Konferencës?

Shorti për “play-off”-in e raundit eliminator, ku paraqiten nën-kampionët e grupeve dhe tetë skuadrat që transferohen nga Europa League, hidhet më 18 dhjetor.

Ballkani pjesë e shortit

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të jetë pjesë e shortit për grupet e Ligës së Konferencës, pasi ka siguruar për herë të dytë kalimin në grupe.

Ballkani eliminoi në fazën “play-off” ekipin bjellorus, Bate Borisov.

/Telegrafi/