Sot 999 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.627 testime për coronavirus, ndërsa 999 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-539, Prilep dhe Manastir - secili nga 44, Kumanovë - 41, Ohër - 38, Kavadar - 34, Veles - 25, Gjevgjeli - 23, Tetovë - 22, Negotinë - 21, Koçan - 20, Kriva Pallanka - 19, Gostivar - 16, Shtip - 15, Struga - 10, nga Strumica, Kërçova, Probishtipi, Vallandova dhe Krusheva - nga 8 secili, Resnja dhe Dellçeva - 7 raste secili, Berovo - 6, Demir Kapija - 5, nga 4 raste në Shën Nikollë, Radovish dhe Pehçevë, Demir Hisar dhe Vinica - nga 3 secili, Kratovo - 2, Dibra, Bogdanci dhe Makedonski Brod - nga 1 secili.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 24 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, të moshës prej 46 deri 80 vjeçare.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 543 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 113.939, prej të cilëve 98.676 janë shëruar, ndërsa 3.364 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (16 mars) është 11.889./Telegrafi/




















































