Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.323 testime për coronavirus, ndërsa 721 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-357, Prilep - 72, Kavadar dhe Gjevgjeli - nga 42 secili, Negotinë - 30, Ohër - 26, Veles - 20, Gostivar - 18, Kumanovë - 17, Manastir - 16, Koçan - 12, Krushevë - 10, Strugë - 8, Shtip dhe Bogdanci - nga 7 secil, Kriva Palanka - 5, Kërçova, Resnja dhe Vallandova - 4 secili, Tetova dhe Vinica - nga 3 secili, Strumica, Delçevo, Demir Kapija dhe Pehçevo - nga 2 secili, Sveti Nikole, Radovish, Probishtip, Kratovo, Makedonska Kamenica dhe Dojran - nga 1 secili qytet.


Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.753 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 105.269, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, ndërsa 3.165 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (4 mars) është 8.162./Telegrafi/