Sot 620 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 620 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas qyteteve në Shkup - 272, Kumanovë - 56, Prilep - 55, Manastir - 34, Veles - 25, Tetovë dhe Ohër nga 23, Strumicë - 20, Shtip - 18, Gjevgjeli - 15, Kërçovë - 11, Strugë dhe Koçan nga 10, Radovish - 7, Gostivar dhe Sveti Nikollë nga 6, Resnjë dhe Dibër nga 5, Bogdanci - 4, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 3, Kavadar dhe Makedonski Brod nga 2, Negotinë, Berovë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Dojran nga 1.
Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 151.569 pacientë, prej të cilëve 131.530 janë shëruar dhe 4.772 kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.267.
Numër më të madh të rasteve aktive me coronavirus ka në Shkup 6.883, pason Kumanova me 1070, Manastiri 1.002./Telegrafi/





















































