Sot 603 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.596 testime për coronavirus, ndërsa 603 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-209, Kumanovë - 62, Strumicë - 39, Manastir - 38, Ohër - 36, Prilep - 31, Tetovë - 27, Koçan - 21, Veles dhe Shtip - 19 secili, Kërçovë - 14, Gostivar - 13, Kavadari - 11, Radovish - 8 , Strugë - 7, Vinica - 6, Kriva Palanka dhe Resnja - 5 secili, Gjevgjeli, Vallandova dhe Demir Hisari - 4 secili, Negotinë, Sveti Nikole, Probishtip dhe Pehçevë - 3 secili, Berovë, Dellçevë dhe Krushevë - nga 2, Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod - nga 1 secili.
Kanë ndërruar jetë edhe 39 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 641 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 149.221, prej të cilëve 126.234 janë shëruar, ndërsa 4.595 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 prill) është 18.392./Telegrafi/





















































