Sot 42 viktima dhe 1.174 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.598 testime për coronavirus, prej të cilëve 1.174 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-430, Veles - 81, Kumanovë -78, Prilep dhe Manastir - nga 74 secili, Strumica - 53, Ohër - 49, Gostivar - 42, Tetovë - 41, Kavadari - 38, Shtip - 36, Kërçovë - 24, Gjevgjeli - 22, Koçan dhe Negotinë - 20 secili, Resnja - 12, Struga - 10, Shën Nikolla, Kriva Palanka dhe Vinica - nga 9 secili, Radovish, Valandova dhe Bogdanci - 7 secili, Delçeva - 5, Demir Kapija dhe Makedonski Brod - 4 secili, Demir Hisar - 3, Berovë - 2, Probishtip, Krushevë, Kratovë dhe Dojran - 1 secili.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 42 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa si të shëruar janë regjsitruar 811 pacientë.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 140.065, prej të cilëve 113.430 janë shëruar, ndërsa 4.150 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 prill) është 22.485./Telegrafi/




















































