Sot 33 viktima dhe 1.272 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit, janë kryer 3.948 teste, ndërsa janë regjistruar 1.272 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup - 619, Manastir - 75, Prilep - 65, Kumanovë - 61, Tetovë - 50, Kavadar - 40, Veles - 39, Ohër - 34, Shtip - 32, Strumicë dhe Strugë nga 23, Koçan - 22, Kërçovë dhe Berovë nga 21, Gostivar - 19, Negotinë - 18, Kriva Pallankë - 17, Gjevgjeli - 15, Vallandovë - 11, Resnjë - 10, Radovishi - 9, Sveti Nikollë, Probishtipi dhe Vinicë nga 8, Dellçevë - 5, Demir Kapi, Kratovë dhe Pehçevë nga 4, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 2, Krushev - 1.
Sot janë regjistruar 868 pacientë të shëruar nga coronavirusit.
Janë konfirmuar 33 viktima nga coronavirusi numri më i madh i të cilëve janë nga Shkupi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 128.511, numri i pacientëve të shëruar është 106.392, numri i vdekjeve është 3.749, ndërsa numri i rasteve aktive është 18.370./Telegrafi/




















































