Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.658 testime për coronavirus, ndërsa 30 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-14, Kumanovë - 4, Tetovë - 2, Koçan - 2, Manastir - 1, Veles - 1, Ohër - 1, Strumicë - 1, Kërçovë - 1, Radovish - 1, Vinicë - 1 dhe Probishtip - 1.


Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 359 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.524, prej të cilëve 143.427 janë shëruar, ndërsa 5.184 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (14 maj) është 5.913./Telegrafi/