Sot 135 raste të reja dhe 35 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

26:"jarun011 - stock.adobe.com
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 841 testime për coronavirus, ndërsa 135 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-81, Tetovë - 15, Kumanovë - 13, Prilep - 8, Kavadar - 7, Makedonski Brod - 3, Shtip - 2, Manastir, Koçan, Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë - nga 1 secili qytet.
Nga MSH thonë se kanë vdekur edhe 35 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 900 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 147.229, prej të cilëve 123.710 janë shëruar, ndërsa 4.478 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (19 prill) është 19.041./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































