Sot 129 raste të reja dhe 342 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime për coronavirus, ndërsa 129 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-76, Kavadar - 19, Negotinë - 9, Prilep - 6, Veles, Ohër dhe Strugë - 3 secili, Kumanovë dhe Tetovë - nga 2, Manastir - 9, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Demir Kapija - nga 1.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 342 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 99.408, prej të cilëve 89.742 janë shëruar, ndërsa 3.076 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 shkurt) është 6.590./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































