LAJMI I FUNDIT:

SOS! E kam kaluar natën në festë…

SOS! E kam kaluar natën në festë…

Dhimbje koke, lodhje, përgjumje, këmbë të lodhura (pasi ke kërcyer shumë), tharje e lëkurës, sy të fryrë, probleme me stomakun nga ato që ke ngrënë... Të gjitha këto janë pasojat e një nate të kaluar jashtë, në të cilën ti edhe mund të jesh zbavitur. Këto pasoja janë edhe më të këqija, nëse e ke tepruar me të pirë. Do të dish mënyrën më të mirë për të shpëtuar nga këto simptoma? E dimë që do të thuash se të pëlqejnë festat... Atëherë, ç’duhet bërë? Ja disa këshilla...

Djegie stomaku


Ke ndjesinë se stomaku të është fryrë, të përzihet dhe të djeg? Nuk ka dyshim, ke ngrënë më tepër nga ç’duhet dhe ke konsumuar ushqime që s’duhet t’i haje. Nëse, përveç
kësaj, e ke kaluar natën duke pirë pije alkoolike, është e zakonshme që në mëngjes ta kesh stomakun copë.
– Mënyra më e mirë që darka mos të të rëndojë stomakun, është të ulesh të hash pa u nxituar. Për këtë arsye është mirë të futësh diçka në gojë që në shtëpi, para se të dalësh. Në këtë mënyrë, do të arrish në festë jo shumë i/e uritur. Sigurisht, është mire të mos abuzosh edhe me yndyrat dhe ushqimet pikante. Nëse një ushqim të pëlqen shumë, por e di që të bën keq, më mirë evitoje, sepse të nesërmen do të jetë stomaku yt ai që do të vuajë.
– Në mëngjes, megjithëse nuk ke dëshirë të fusësh gjë në gojë, ha disa drithëra dhe një frutë të pasur me vitamina, si për shembull një mollë apo banane. Trupi yt ka nevojë për glukozë, që ta rimarrë veten nga lodhja dhe këto ushqime do të të japin vitaminë B, që
organizmi e ka humbur dhe e kërkon për t’u rikthyer në formë.
– Ka njerëz që thonë se është mirë të hash një mëngjes të pasur në yndyra, por kjo nuk është e vërtetë. Në këtë mënyrë do ta detyrosh sistemin tretës të punojë më shumë, pikërisht kur ai është i dëmtuar, i irrituar dhe po përpiqet të vijë në formë.

Ke pirë shumë alkool…

Nëse e ke pyetur ndonjëherë veten pse dy gota (ose më shumë) të bëjnë të ndihesh kaq keq, lexo me vëmendje:

– Turbullimi që ndjen pasi ke pirë nuk është gjë tjetër veçse një helmim nga pirja e alkoolit me tepricë. Kur alkooli shkon në gjak (30-90 minuta pasi e ke pirë) shkakton një pakësim të sheqernave të pranishme në gjak dhe një ndjesi dobësie dhe lodhjeje
fizike.
– Alkooli pengon funksionimin e vazoprezinës, që ka për detyrë të mbajë në baraspeshë lëngjet e trupit. Nëse kjo gjëndër nuk funksionon si duhet, veshka
fillon të eliminojë më shumë lëng se ai që pihet, kështu që trupi ynë (që ka nevojë të hidratohet) e kërkon ujin në organet e tjera, si për shembull të membranat e trurit,
duke shkaktuar dhimbje koke. Si të shpëtosh nga këto
simptoma?
– Meqë alkooli përshpejton procesin e dehidratimit të trupit, është e rëndësishme që mëngjesin e ditës tjetër të pish sa më shumë ujë, çaj ose lëngje frutash. Mos ua vër veshin atyre që thonë se nëse pi pak alkool, do të nxjerrësh alkoolin që ke pirë! Ai vetëm do ta rëndojë situatën.
– Në këto raste është më mirë të parandalosh, kështu që para se të shkosh në festë, pi shumë ujë. Ai nuk do ta evitojë turbullimin në masën 100%, por do të të lehtësojë mjaft.
– Gjatë darkës, merr një gotë verë me një gotë ujë: Kështu, do të reduktosh sasinë e alkoolit të marrë dhe do ta furnizosh organizmin me ujë që efekti i dehidratimit të jetë.

Disa studime…

Një ekip studiuesish të Universitetit të Talejnit, në SHBA, kanë zbuluar një zgjidhje për të pirë disa gota pije, pa u zgjuar i turbulluar. Lëngu magjik nuk është gjë tjetër veçse një lëng i nxjerrë nga bima “cactus nopal”, që, sipas studimit, redukton efektet e alkoolit në trup, si për shembull të vjellat dhe tharjen e gojës.
Sipas një studimi, gratë janë më të ndjeshme se burrat ndaj alkoolit. Kjo vjen ngaqë një enzimë, ADH, e cila ndodhet në stomak dhe bën tretjen e alkoolit, është më pak
aktive te gratë. Kjo për sa i përket verës dhe likereve, ndërsa birra ndikon njëlloj te të dyja sekset.

Kujdes nga përzierjet eksplozive!

Jo të gjitha pijet kanë të njëjtën sasi alkooli, as nuk kanë të njëjtin efekt në organizëm. Ja disa nga më të fuqishmet, që sjellin më shumë pasoja negative:

– Alkoolet me ngjyrë: Në këtë kategori futet konjaku, vera e kuqe, martini i kuq dhe burboni. Këto pije janë ato që të turbullojnë më shumë sepse kanë substanca toksike të
procesit të fermentimit, të cilat u japin shije dhe ngjyrë pijeve.
– Pijet me gaz: Gazi i disa pijeve, si për shembull ai i spumanteve, shampanjës ose uiski
i kombinuar me pije me gaz, bëjnë që trupi ta thithë alkoolin më shpejt.
– Koktejet me sheqer: Ato të turbullojnë më pak, por kujdes, sepse të gënjejnë. Shija e tyre është aq e këndshme sa nuk e llogarit dot sa ke pirë, duke bërë që në fund të kesh gëlltitur më shumë alkool dhe të dehesh më shumë.
– Pijet e bardha: Vera e bardhë dhe birra, zakonisht nuk të turbullojnë shumë, sidomos kur nuk përzihen me pije të tjera.
Megjithëse mund të duket e çuditshme, një nga pijet që të turbullojnë më pak është vodka.

Këmbët e lodhura

Nëse rri gjithë natën duke kërcyer dhe duke qëndruar në majë të takave të larta, është normale që mëngjesin tjetër t’i kesh këmbët e ënjtura, të lodhura dhe të të dhembin. Kur qëndron shumë kohë në këmbë, gjaku mbetet nëpër vena, këto fryhen, shtohet presioni
ndërmjet kapilarëve dhe nga kapilarët e vegjël del lëng, që shkakton ënjtjen e këmbëve.
Mënyra më e mirë për të lehtësuar simptomat është të flesh me këmbët pak të ngritura, të bësh dush duke alternuar ujin e nxehtë me atë të ftohtë dhe, nëse është e mundur, të
përdorësh çorape tonifikuese.

Dhimbja e kokës

Siç e thamë më sipër, dhimbja e kokë shkaktohet nga dehidratimi i membranave të trurit.
– E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo është të marrësh ndonjë ilaç analgjetik. Pyet mjekun se cili është më i miri, pasi ka disa ilaçe që kundërveprojnë nëse kombinohen me mbeturinat e alkoolit në trup. Jo vetëm kaq: Ka njerëz që i përdorin çdo ditë ose pothuajse çdo ditë ilaçet për dhimbjen e kokës. Në këtë rast, ato nuk të ndihmojnë, bile mund të ta shtojnë dhimbjen e kokës.
– Meqë nuk ke fjetur shumë, është mirë të flesh, sepse do të të bëjë mirë.

Sy të skuqur?

Tymi i duhanit, orët e pakta të gjumit dhe lodhja e përgjithshme do të bëjnë që mëngjesin tjetër t’i kesh sytë të skuqur, të të kruhen dhe të të djegin.
– Cilido nga ilaçet që shiten në barnatore mund të qetësojë ndjesinë e djegies dhe skuqjes së syve. Dy pika çdo 6-8 orë janë të mjaftueshme.
– Për të zvogëluar ënjtjen e qepallave është mirë të vësh sipër tyre një kompresë, për shembull qeskat që përdoren për përgatitjen e çajit të kamomilit. Ulu në një vend
të qetë të shtëpisë, vëri qeskat mbi qepalla për disa minuta dhe relaksohu.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori