LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia S

Sony Xperia S

Sony edhe zyrtarisht paraqiti smartphonein e ri me Android Xperia S, shitja e të cilit do të filloj gjatë këtij çereku.

Pajisja ka ekranin e madh 4.3-inçësh me rezolucion prej 1,280 x 720 pikë, procesorin dybërthamësh me takt prej 1.5 GHz dhe një gigabajt RAM si dhe 16 ose 32 GB të memories flash për deponimin e të dhënave që nuk mund të rritet me kartela të memories.

Të përkrahur janë NFC dhe qasja në Sony Entertainment Network, e pajisja është edhe PlayStation Certified dhe përkrah lojërat nga PlayStation Store. Xperian S shfrytëzuesit përmes ndërfaqes HDMI mund ta lidhin me televizor për shikim të filmave dhe shfaqjen e fotografive, e Sony mjaftë vëmendje i ka dhënë edhe mundësive fotografike – kamera e pasme me rezolucion prej 12 megapiksel ka senzorin e kompanisë Exmor R, derisa kamera e përparme për videothirrje ka rezolucionin prej 1.3 megapiksel.

Sony Xperia S fillimisht do të shiten me Android 2.3, por është paralajmëruar mundësia e mbindërtimit në Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) gjatë çerekut të dytë të vitit. /Telegrafi/