LAJMI I FUNDIT:

Sony Ericsson prezanton telefonin dyfunksionësh

Sony Ericsson prezanton telefonin dyfunksionësh

Sony Ericsson ka prezantuar telefonin celular që është njëkohësisht edhe kasetofon.

Si celular, kjo pjisje ka një ekran 3-inch me prekje, 64 MB/RAM, një memorje të integruar 256 MB me mundësi rritje dhe 32 GB të tjerë, përmes kartës mikro SD, një kamera të integruar në pjesën e pasme të celularit 3 megapiksel, portë USB-je WiFi dhe Bluetooth.

Por ky model i Sony Ericsson ka edhe rolin e kasetofonit, që do të thotë se luan këngë dhe të ofron mundësinë që t’i këndosh ao njësoj si në karaoke. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë se sa do të jetë çmimi i këtij telefoni. /Telegrafi/