Është në majat e suksesit. Sapo ka përvetësuar çmimin e tretë si dhe çmimin e internetit në festivalin "Kënga Magjike" ndërkohë që një tjetër sfidë e pret, festivali i fundvitit në RTSH. Po punon fort, për të arritur si gjithmonë suksesin të cilin publiku nuk ia kursen asnjëherë me vlerësim dhe duartrokitje. Kjo është Soni Malaj, këngëtarja që pjesën më të madhe të ditës ia kushton muzikës dhe provave të kantos. Në këtë intervistë Soni flet për angazhimet më të fundit profesionale por edhe jetën private. Ndiqni rrëfimin e saj.
Sapo ka përfunduar “Kënga Magjike” ku dolët fituese e çmimit të tretë. Si u ndjeve, e prisje këtë çmim?
“Kënga Magjike” ka qenë një eveniment shumë i rëndësishëm për mua. Kanë qenë emocione të papërshkrueshme. Gjatë gjithë kohës që isha në skenë, sytë i kisha nga publiku i cili ndiqte këngën time dhe brenda meje ekzistonte frika sesi do më priste. Kisha shumë sadisfaksion por në të njëjtën kohë edhe frikë nëse do të paraqitesha suksesshëm apo jo. Të them të drejtën kam qenë komplet indiferente nëse do të vlerësohesha me ndonjë çmim apo jo ose të pretendoja që do të shkoja në treshen finale. Sa herë që Arditi përmendte titujt e këngëve për në vendin, e dhjetë, nëntë apo tetë, unë tentoja të bëja hapin përpara. Më dukej sikur do të isha unë. U ndjeva shumë mirë kur u vlerësova me këtë çmim.
Pse gjithë kjo frikë Soni, kur për më tepër kënga jote u vlerësua edhe si më e klikuara në internet?
Votimi nuk është nga publiku por nga këngëtarët, e kam fjalën për votimin në fund. Nuk dua të shtoj më tepër rreth këtij fakti. Normalisht kam pasur frikë vetëm mënyra sesi do të pritesha në publik, aq suksesshëm si herët e tjera apo jo, dhe në fakt u prita mirë. Dua të falënderoj shumë gjithë këngëtarët të cilët më votuan dhe bënë që unë të klasifikohesha në vendin e tretë. Sa i takon çmimit të internetit, e ndjeja që kënga ime do të ishte më e preferuara për “fun tune” dhe në internet. Hyra në website dhe pashë që kënga ime ishte më e preferuara. Jam e lumtur pa masë. Të jesh triumfuese në një spektakël
kaq të bukur është fantastike.
Flasim pak për festivalin në RTSH. Përgatitjet janë drejt fundit apo jo?
Kënga është 90% e përfunduar. Deri në afatin përfundimtar unë jam akoma duke punuar
me këngën. Na ka lindur një ide që ndoshta edhe mund ta ndryshojmë ritmin. Së bashku me kompozitorin Florian Mumajesin dhe orkestruesin Enis Presheva jemi akoma duke punuar për të nxjerrë më të mirën, ashtu sikurse më ndodhi edhe për “Këngën Magjike”.
Pretendon Soni për Eurovizion?
Në të dyja rastet nuk kam pretenduar sepse jam shumë e qetë me veten time që kam këngë të mirë, dhe kaq më mjafton. Kur jam e qetë vetë, them: Të bëhet, ç’të bëhet! Në fund të fundit, për këngëtarin gjithmonë kënga e vet mbetet më e mira. Le të shpresojmë.
Ke bashkëpunuar për këngën me Florin. Cilat janë marrëdhëniet tuaja?
Me Florin kemi qenë miq për shumë vite me radhë. Kemi bashkëpunuar bashkë pasi e vlerësojmë njëri-tjetrin si artistë dhe kemi respekt reciprok. Marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira, mes kolegësh dhe miqsh njëkohësisht. Këtë herë me Florin nuk jemi duet. Ai është kompozitori im, unë jam këngëtarja. Është një këngë që ka kohë që është punuar dhe kjo më bën akoma më të lumtur që ta mendoj mirë. Bashkëpunimi im me Florin nuk dua të më kuptohet si një relacion dashurie.
Gjëndja shpirtërore e momentit?
Dua të sqaroj publikun që nuk ka as të dashur amerikan, as francëz, kinez apo palestinez. Jam vetëm. Nuk kam një lidhje dhe ndihem mirë kështu si jam. Ditët e mia janë të mbushura plot. Jam shumë e lumtur dhe s’kam nevojë për momentin të kem njeri përkrah. Kam shumë dashuri nga familja dhe muzika. Nëse unë shkoj e udhëtoj, iki për diçka private dhe jo patjetër duhet të jetë ajo që shkruhet dhe flitet. Dua të sqaroj se në Francë është mikesha ime e ngushtë Elia. Ajo erdhi nga Franca këtë herë enkas për mua, për të më parë në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Këto ditë do të shkosh në Kosovë. Ndonjë klip i ri?
Po, do të përfundojmë klipin në bashkëpunim me “Tingulli 3nt”. Është një këngë R&B me nota hip-hopi dhe shumë ritmike. Duhet ta kishim realizuar më parë por angazhimet bënë që të kalonte disa kohë. Xhirimet do të jenë dy ditë ndërkohë që terreni ka dy muaj që po organizohet. Kënga është dëgjuar shumë nëpër radio. Është hit. Shpresoj të përcillet edhe nga ana televizive. /Gazeta Shqiptare/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?