Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike si dhe për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Mbi 81% e qytetarëve mendojnë se vendi do ta ketë presidentin e ri. Rreth 7.5 % e tyre mendojnë se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja pa mundur ta zgjedh presidentin, derisa 11% nuk kanë mendim.
Pjesa dërrmuese e të anketuarve (mbi 75%) mendojnë se Kurti do të mund ta formojë qeverinë pa e përfshirë në koalicion Listën Serbe. Vetëm 11.3% e tyre mendojnë se nevojitet edhe Lista Serbe për t’u bërë qeveria derisa pjesa tjetër e respodentëve nuk kanë mendim.
51.5% e qytetarëve mendojnë se LVV nuk ka gjasa të ketë bashkëpunim me ndonjërën prej subjekteve politike shqiptare.
22.26% e respodentëve megjithatë shohin se LVV mund të bashkëpunojmë me LDK-në. Rreth 14% mendojnë se LVV ka gjasa për bashkëpunim me PDK-në, derisa vetëm 12.38% e tyre shohin se mund të ketë bashkëpunim LVV-AAK.
Rreth 48% e qytetarëve nuk kanë opinion sa i përket hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem. 30% e shohin si veprim të dobishëm vendosjen e ambasadës në Jerusalem, derisa 22.5% veprim të dëmshëm.
45% e respodentëve nuk kanë ndonjë opinion se ku do të ishte dashur të jetë lokacioni i ambasadës. Rreth 31% preferojnë që ambasada e Kosovës në Izrael të vendosej në Tel Aviv ndërsa 23.75% do të vendosnin edhe vet që ambasada të hapej në Jerusalem.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.