Një nominim i fortë është këtë javë në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Dy konkurrentet që janë futur që nga dita e parë e këtij edicioni, aktorja Olta Gixhari dhe moderatorja Kiara Tito, janë dy të nominuarat e kësaj jave.
Ky nominim erdhi pasi publiku pati mundësinë që të zgjedh kë të çojë në televotim, mes çifteve Kiara dhe Olta dhe Kristi dhe Qetësor.
Rezultatet e së martës treguan se publiku dëshironin një televotim kokë më kokë mes Oltës dhe Kiarës.
Njëra prej tyre do të lërë shtëpinë e BBVA në mbrëmjen e së shtunë, varësisht se cila do të rezultojë më e votuara për të dalë.
Telegrafi ka vendosur që të përmes një sondazhi online të pyes lexuesit se kush mendojnë se është konkurrentja që duhet të lërë shtëpinë të shtunën.
Ndërkohë, konkurrenti senzacion i këtij edicioni – këngëtari Luiz Ejlli, ka paralajmëruar se gjithashtu do të lërë shtëpinë të shtunën, në rast se e dashura e tij, Kiara Tito, del më e votuara për të dalë.
Kujtojmë që në shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjendet ende një biletë kthimi, të cilën mund ta ketë një prej banorëve. /Telegrafi/