LAJMI I FUNDIT:

Solariumi rrit rrezikun për melanomën malinje

Solariumi rrit rrezikun për melanomën malinje

Shkencëtarët britanik paralajmërojnë se shumica e personave të cilët e shfrytëzojnë solariumin për të fituar ngjyrë më të mirë, janë shumë më të rrezikuar për t’u sëmurë nga forma më e rrezikshme kancerit të lëkurës, melanoma malinje.

Studimi i realizuar nga Cancer Research UK, ka treguar se përdorimi i solariumit para moshës 35 vjeçare, në 75% të rasteve është i lidhur me zhvillimin e kancerit të lëkurës. Sipas disa hulumtimeve britanike, melanoma malinje është forma më e shpeshtë e kancerit te personat e moshës së re. Është më e shpeshtë te femrat, mirëpo te meshkujt është shumë më e rëndë dhe te kjo gjini ka vdekshmëri më të lartë.

Ekspertët janë kundër mendimit se solariumi ofron mundësi të sigurt për nxirjen lëkurës, duke thënë se një gjë e tillë është shumë e rrezikshme, ndërsa testimet kanë treguar se intensiteti i rrezatimit i disa aparateve është madje 15 herë më i fortë sesa rrezatimi i zakonshëm diellor.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve ultraviolete dëmton ADN e qelizave të lëkurës duke e shkaktuar plakjen e shpejtë të lëkurës dhe duke rritur në këtë mënyrë rrezikun për paraqitjen e melanomës malinje. /Telegrafi/