LAJMI I FUNDIT:

Solari ndot plazhin e Zvërnecit

Solari ndot plazhin e Zvërnecit

Plazhi i Zvërnecit është ndotur pasditen e të martës nga një sasi e konsideruesme solari e cila është është derdhur në zonën e plazhit.

Sasia e solarit mendohet të jetë hedhur në det gjatë operacionit të ngarkimit të një anijeje në bregdetin e Vlorës.

Ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me mënyrën se si solari ka përfunduar në det.

“Për momentin nuk dimë saktë nga ka dalë, nga sistemi apo pikat e lidhjes në anije. Jemi duke ndjekur situatën e duke hetuar shkakun nga ka ardhur”, tha kapiteni i Kapitenerisë së Portit Vlorë, Anastas Goga.


Zoti Goga shtoi se sipërfaqja e ndotur përfshin një vijë bregdetare deri në 500 metër dhe se po punohet me intensitet, pasi situata konsiderohet emergjente, raportoi Panorama.

Shumë pushues të cilët kishin nisur pushimet në këtë zonë, mësohet t’i kenë ndërprerë ato si pasojë e situatës së krijuar./Telegrafi/