Sofia Vergara thuhet se ka folur për ndarjen e saj nga Joe Manganiello.
Në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais, ylli i “Griselda” zbuloi se ajo dhe Manganiello nuk ishin dakord për të pasur fëmijë, sipas revistës People.
“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të bëhesha një nënë e vjetër”, tha Vergara.
“Mendoj se nuk është e drejtë me fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua”.
Vergara, 51 vjeçe, është nënë e një djali të rritur Manolo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin.
Manganiello është 47 vjeç.
Vergara tha se është gati të kalojë në fazën tjetër të jetës së saj.
“Kam pasur një djalë në moshën 19 vjeçare, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, tha ajo.
“Pra, nëse dashuria vjen, duhet të vijë me fëmijët e tij”. /Telegrafi/