Site icon Telegrafi

Skriniar nënshkruan me PSG-në, transferohet në verë si lojtar i lirë

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar thuhet se ka nënshkruar tashmë me Paris Saint-Germain dhe tashmë mund të quhet lojtar i ri i parisienëve.

Saga e transferimit të yllit sllovak duket se po shkon drejt fundit me Skriniar që ka refuzuar çdo ofertë të Interit për rinovimin e kontratës.

Kapiteni i Nerazzurrëve pritet ta vazhdojë karrierën në Parc des Princes, aty ku ishte afër të transferohej edhe në verën e kaluar.

Lexo po ashtu Interi dëshiron të shesë Skriniarin te PSG para mbylljes së afatit kalimtar

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Skriniar ka nënshkruar si lojtar i ri i Paris Saint-Germain dhe transferimi i tij si lojtar i lirë do të ndodh në korrik 2023.

Paris Saint-Germain thuhet se ka paraqitur një ofertë hapëse për të marrë Skriniar tani në janar, por Interi dëshiron tarifën prej 20 milionë eurosh.

Bisedimet do të vazhdojnë mes dy skuadrave dhe deri në mbylljen e afatit mund të ndodh një marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version