Reperi nga Shqipëria, Skerdi, gjatë këtij viti ka qenë shumë aktiv me prurje të reja muzikore.
Në mesin e projekteve që solli, të shumta ishin bashkëpunimet me emra të njohur të estradës.
Ai edhe këtë herë po vjen në një duet dhe kësaj radhe bashkoi forcat me yllin nga Maqedonia, Kanita Suma.
Artisti ka shpërndarë edhe një imazh përkrah këngëtares nga xhirimet e këtij videoklipi që thuhet se do të lansohet së shpejti.
“Xheloze po vjen”, ka shkruar ai.
E fundit e publikuar nga Skerdi mbetet “M’ke rrejt” së bashku me artisten e mirënjohur, Teuta Selimi.
Projekti i dyshes deri më tani ka mbledhur afro katër milionë klikime. /Telegrafi/