“(Mungon) respekti në përgjithësi, tani mendohet luftë në të gjitha mënyrat, vetëm për lekë dhe kur humbet respekti, humbet edhe kualiteti gradualisht. Lekët i duam të gjithë, por lekët nuk na duan të gjithëve…”, citon gazeta Panorama fjalët e Getit.

Këngëtari është pyetur edhe rreth largimit të Ledrit nga labeli “Babastars”, i cili muaj më parë vendosi që të heqë dorë nga muzika.


“Nuk është se ne i prishim punë njëri-tjetrit, në përgjithësi në vendime të tilla secili prej nesh ka pasur dhe vazhdon të ketë vendin e vet. Unë kam qenë ai që e kam përkrahur që në fillimet e tij. Ledri ka qenë njëri prej artistëve më të talentuar jo vetëm në Babastars, por në gjithë skenën e hip-hopit dhe kjo zgjedhje është e drejtë e tij dhe e secilit në çdo aspekt”, ka deklaruar reperi.

Lidhur me “mosmarrëveshjet” me grupet rivale, krijuesi i hitit “N’Prishtinë” ka thënë: “Probleme nuk do thosha që kemi pasur, puna ime është muzika e jo problemet apo mosmarrëveshjet dhe këtë pothuajse e kemi rutinë. Ka plot njerëz qysh kohë më parë në fillimet e sukseseve të mia, që u munduan të përfitojnë nga disrespekti, duke u adresuar tek unë personalisht apo Babastars ose Babarecords në atë kohë. Mendoj se janë vetëm dy mënyra të të bërit famë, njëra me talent me hapa të duhur e njerëz të duhur ashtu siç kam arritur unë në karrierën time, kurse secila mënyrë tjetër e ‘suksesit’ është afatshkurtër. Mirëpo secilit i dëshiroj vetëm suksese të mëtejshme”. /Telegrafi/