“Në 36 orët e fundit, një numër i madh terroristësh të armatosur ka hyrë në territorin sirian nga Libani”, thuhet në një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Libisë.

Ndërkohë, në zemër të kryeqytetit sirian vazhdojnë përplasjet e dhunshme ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare.


Fuqitë e mëdha, e veçanërisht vendet e Bashkimit Evropian janë duke diskutuar mbi heqjen e embargos së armëve drejt Sirisë, gjë që disa shtete e mbështesin, kurse disa të tjera e kundërshtojnë. /Telegrafi/