Në publikimin e tij në Twiter, Riad al-Assad pohon se informacionin e këtillë e ka marrë nga njerëz nga rrethi i presidentit sirian.

Gazeta “Guardian” publikoi se Bashar al-Assad ka qenë i plagosur gjatë sulmit të djeshëm mbi selinë e shërbimit sirian për siguri shtetërore në Damask, me ç’rast humbi jetën ministri i Mbrojtjes, gjenerali Daud Rahixha, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Asef Shaukat.


Sipas gazetës, pas plagosjes, presidenti sirian është transferuar me aeroplan në Latakia, ndërsa bashkëshortja e tij Asma është larguar për në Rusi.

Administrata amerikane nga ana e saj kumtoi se nuk disponon me informacione për atë ku ndodhet Asadi pas sulmit të djeshëm në Damask. /Telegrafi/