Sipas KDI-së, Ministria e Drejtësisë, institucioni më transparent!

Sidomos ky vlerësim vjen tek shpenzimet publike, aktivitetet e prokurimit si dhe hapësira e lejuar për qasje në dokumente publike.
Ministria e Drejtësisë në një njoftim thotë se në ueb-faqen e sajë, vazhdimisht informon opinionin publik për çdo veprimtari dhe aktivitet të zhvilluar nga Kabineti, agjencionet, departamentet dhe çdo dikaster tjetër i Ministrisë së Drejtësisë, të cilat cilësohen të jenë në dobi të informimit sa më të mirë dhe të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe transparente, dhe njëherit do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe çdo institucion tjetër në funksion të plotë të qëllimit për institucion transparent”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































