Site icon Telegrafi

Sindikata e SPOGj reagon ndaj shkurtimit të pagave gjatë kohës së grevës

Sindikata e SPOGj sot ka vlerësuar se shkurtimi i të punësuarve në administratën gjyqësore gjatë kohës së grevës pa iu dorëzuar vendime individuale me të drejtë ankese është kundër kushtetuese dhe kundërligjore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Urdhëresa nuk është dhe nuk mund të jetë mbi Ligjin dhe Kushtetutën, ndërsa përllogaritja e re e pagave nuk mund të përfundojë deri më 08.07.2016, kur të merret parasysh se një numër i madh i të punësuarve nëpër gjykata gjatë muajit qershor e kanë shfrytëzuar edhe pushimin e vjetër vjetor, ndërsa disa kanë qenë në pushim mjekësor, thuhet në njoftimin e SPOGj.

Prej atje theksojnë që së bashku me Lidhjen e administratës gjyqësore, për këtë do ta njoftojnë edhe Avokatin e popullit, ndërsa do të kërkojnë dhe ndihmë nga Inspektorati shtetëror i punës./Telegrafi/

 

Exit mobile version