Sinan Hoxha ofendon serbët, burgoset

Pas publikimit të këngës për bashkimin kombëtar nën titullin “Kuq e Zi” në bashkëpunim me kolegët Meda e Seldi, këngëtarit nuk i kanë munguar ofertat për koncerte. Shumë të tilla i kanë ardhur atij edhe nga Presheva, e cila përmendet disa herë në tekstin e këngës.
E pikërisht gjatë një koncerti të mbajtur në Preshevë, ku ka pasur një pritje madhështore, ose më saktë gjatë rrugës së kthimit, Sinan Hoxha ka rënë në konflikt me autoritetet serbe, të cilat i kanë kërkuar të heqë menjëherë xhaketën, mbi të cilën është qëndisur shqiponja dykrenore, raporton Bluetooth.
Ofendimeve të palës serbe për simbolet tona kombëtare, Sinan Hoxha u është përgjigjur me të njëjtën mënyrë, duke i fyer ata. Siç mësohet mes të tjerash ai ka thënë “F** Serbia”, gjë e cila i ka kushtuar jo pak, por me tetë orë në qelitë e paraburgimit, derisa organet shqiptare kanë ndërhyrë për lirimin e tij. /Telegrafi/




















































