Trajneri Diego ‘El Cholo’ Simeone ishte në programin El Partidazo me Juanma Castano nga Cadena COPE dhe shqyrtoi situatën aktuale të Atletico Madrici dhe çështjet e ndryshme që e rrethojnë atë.
Atletico do të bëjë disa ndryshime në afatin kalimtar veror dhe tashmë janë piketuar emrat dhe repartet ku do të ndërhyhet.
Është vet trajneri argjentinas, Simeone, i cili ka zbuluar disa nga lëvizjet që do t’i bëjë Atletico këtë verë.
“Soyuncu do të na bashkohet, ai do të na ndihmoj në mbrojtje”, ka thënë fillimisht Simone për Cope.
“Do të bashkohet edhe Santiago Mourino, do të bëjë parasezonin me ne. Ata na kanë dhënë referenca shumë të mira”.
“Atletico do të nënshkruajë ata që mundet në mënyrë që klubi të vazhdojë të rritet”.
“Yannick Carrasco ka mundësinë të bashkohet me Barcelonën, që është një gjë e mirë. Mundësi për karrierën e tij. Mbetet për të dhënë më të mirën”.
“Gjithmonë dua që lojtarët më të mirë të qëndrojnë, por nëse largohen, e falënderoj për gjithçka”.
“Unë shoh që klubi është shumë i qetë, ne e dimë se çfarë mund të largohet për të krijuar situata të mira ekonomike”, përfundoi trajneri i Atleticos.
Ndryshe, Barcelona ka një opsion rreth 20 milionë euro për të nënshkruar me Carrasco, pas marrëveshjes së sezonit të fundit për Memphis Depay. /Telegrafi/