Me ofertën e re “Sill një mik në Eagle”, abonenti ekzistues do të përfitojë 1 000 Lekë kohë bisede për çdo mik që sjell. Gjithashtu edhe miqtë e tij që mbartin numrin në Eagle përfitojnë automatikisht një bonus prej 1 000 Lekë si dhe ofertën e portabilitetit të numrit. Secili ka mundësi të ftojë miq sa të dojë dhe të përfitojë bonus për maksimumi pesë miq në total.

Abonenti ekzistues dhe abonenti i bartur, në mënyrë që të përfitojnë nga oferta, duhet të kryejnë një rimbushje prej të paktën 1 000 Lekë, brenda 10 ditësh nga momenti i kërkesës për bartjen e numrit. Abonentët ekzistues, që të përfitojnë nga kjo ofertë duhet të jenë aktivë dhe të mos ketë detyrime ndaj kompanisë, në rastet kur është abonent me kontratë. Në momentin e plotësimit të kushtit të ofertës, abonentët me parapagesë do të mund të përfitojnë automatikisht bonueset, ndërsa abonentëve me kontratë shuma prej 1000 Lekësh bonus do t’u zbritet si shumë në faturën e radhës.


Kështu abonentët që bartin numrin në rrjetin Eagle Mobile, kanë mundësi të përfitojnë nga ofertat e mbartjes së numrit, bonuset e ofertës dhe mundësitë e pafund të planeve tarifore. Abonentët me parapagesë kanë mundësi të zgjedhin planin tarifor Standard dhe paketën Super Riniring. Gjithashtu abonentët me kontratë mund të zgjedhin një nga planet tarifore Life; Life 1500, Life 1700, Life 2500, Life 4000, Life 5500 dhe Life 7700.

Për të përfituar nga oferta më e fundit, bonuset e ofertës së bartjes së numrit dhe mundësive pafund të planeve tarifore, abonenti ekzistues mjafton të paraqitet në një nga dyqanet Eagle Mobile. Aboneni duhet të paraqesë numrin e tij të telefonit dhe të dhënat personale, të paraqesë numrin e telefonit, emrin dhe mbiemrin e mikut apo miqve që do të ftojë në Eagle Mobile përmes procesit të bartjes së numrit dhe pasi të pajiset me një kod brenda 7 ditësh mund të paraqitet në një nga dyqanet Eagle për të kryer procesit e mbartjes. /Telegrafi/