Një ndihmë e madhe gjatë pastrimit
Detergjent të enëve ka çdo familje, mirëpo me siguri kurrë nuk ju ka shkuar në mendje që ta ngrini.
Një përdoruese e TikTok-ut ka ndarë këtë truk – ka hedhur detergjentin e enëve në kallëpe silikoni (ose kallëpe për akull) dhe i ka futur në frigorifer me ngrirje të thellë, transmeton Telegrafi.
Kur të jetë i ngrirë detergjenti në kallëpe, do të keni tableta universale për pastrim të sipërfaqeve të shumta. Një mënyrë e lehtë për eliminimin e yndyrave dhe ndotjeve.
Mund të shërbejë edhe për pastrim të saktë të yndyrave të forta të cilat shtresohen në rrjetat e furrës.
Fërkoni rrjetat me një tabletë detergjenti të ngrirë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Eliminoni njollat nga mbulesat e tavolinave dhe nga rrobat në këtë mënyrë ose lani në rrobalarëse në vend të tabletave për larjen e enëve.
#fyp #foryou #trending #viral #hacks #hack #cleaninghack #cleantok #cleaningtok #cleaning #clean #home ♬ Made You Look – Meghan Trainor
/Telegrafi/