Kosova mori mbrëmë (e hënë) një fitore të madhe në shtëpi ndaj Suedisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. 

Të renditur në vendin e 29-të në listën e FIFA-s, suedezët u gjunjëzuan në ‘Fadil Vokrri’ para stuhisë dardane. 


E kjo fitore e madhe e Kosovës ka bërë gjithashtu jehonë edhe në mediat fqinje dhe ato botërore. 

“Jon Dahl dhe Suedia të poshtëruar nga Kosova” dhe “Një fillim vërtet i keq i kualifikimeve të Kupës së Botës”, shkruan gazeta daneze Ekstrabladet. 

“Kosova lëshoi bombën më të madhe të kualifikueseve të Kupës së Botës”, shkruan finlandezja Ilta-Sanomat. 

“Një shqetësim i madh për Suedinë ishte se kjo nuk ishte një fitore me fat për Kosovën”, shkruan gazeta finlandeze Iltalehti. 

“Makth për Alexander Isakun, pasi Suedia u poshtërua nga Kosova”, shkruan britanikja The Mirror. 

Fitorja e Kosovës nuk la pa u përmendur gjithashtu edhe nga faqja prestigjioze Bleacher Report, të cilët po ashtu i kushtuan një postim triumfit të ‘Dardanëve’./Telegrafi/

telegrafi sport app