Si t’i mbrojmë këpucët dhe çizmet nga kushtet e papërshtatshme të dimrit

Katër këshilla të cilat do t’ua zgjasin afatin e qëndrimit
Të gjithë në stinën e dimrit gjendemi para të njëjtit problem. Si t’i mbrojmë këpucët dhe çizmet më të preferuara nga kushtet e dimrit, borës, kripës dhe ujit? Si të mbijetojnë ato tuaja me shkëlqim të plotë sa më gjatë, po ju sjellim disa këshilla të dobishme për preventivën e cila gjithmonë është opsioni më i mirë.
Nëse keni dilemë se si t’i mbroni apo të themi më mirë si t’i përgatitni këpucët dhe çizmet më të preferuara për kohën e ftohtë të dimrit, po ju sjellim disa këshilla të thjeshta. Sepse ajo e fundit që dëshironi është që modeli juaj i preferuar për të cilin keni shpenzuar shumë para të zgjasë vetëm një sezon.
Sigurisht që këpucët tona janë më të cenuara gjatë dimrit, “sqota”, kripa, bora mund t’i “hanë” ato dhe këmbët të lagen. Gjatë dimrit, duhet të keni një palë çizme për dëborë (që nuk e lëshojnë ujin, më të plota) dhe një palë të rehatshme për çdo ditë që nuk e lëshojnë ujin.
Edhe këpucët prej lëkure janë të ndjeshme (ato kërkojnë kujdes të veçantë) dhe koha e dimrit mund t’i shkatërrojë ato plotësisht.
1. Përgatitja e këpucëve për dimër
Siç thamë, duhet të investoni në këpucë të mira, të paktën dy palë cilësore për dimër. Mes përdorimeve lërini çizmet të thahen të paktën 12 orë – kështu ato do ta ruajnë formën dhe do të zgjasin më shumë. Pastroni ato pasi t’i keni veshur, të paktën me leckë, ndërsa njollat nga kripa mënjanoni menjëherë para se të thahen këpucët.
Sapo të blini këpucë të reja mbroni ato me një shtresë kremi përkatës për këpucë, sidomos nëse bëhet fjalë për këpucë të lëkurës. Këpucët mos i mbani pranë radiatorëve apo ngrohëses – sepse kështu mund t’i dëmtoni përgjithmonë. Nëse çizmet janë të lagështa, mblidheni ujin e tepërt me letër dhe mbushni ato me gazeta (ose copa të ngjashme të letrës).
2. Këpucët e lëkurës
Këpucët e lëkurës kërkojnë mbrojtje dhe vëmendje më të madhe. Ato duhet të lubrifikohen (lyhen) dhe të pastrohen rregullisht (sidomos para daljes në borë). Për t’i përgatitur për daljen e parë në dëborë pastroni mirë me një leckë të thatë dhe hiqni lidhëset (nëse ka lidhëse).
Aplikoni krem mbrojtës (të papërshkueshëm nga uji), veçanërisht në vendet e qepjeve dhe palosjeve dhe ku gërshetohen lidhëset. Lini një orë që ta absorbojnë kremin dhe me leckë largoni tepricën (nëse ka), dhe vendosni lidhëset përsëri. Përsëriteni disa herë gjatë dimrit, veçanërisht nëse çizmet janë të reja.
3. Si t’i hiqni njollat nga kripa?
Në një leckë të thatë shtrydhni pak lëng limoni, pastaj shtypeni leckën në njollën e kripës në këpucë. Përsëriteni disa herë duke fërkuar deri sa njollat të zhduken. Gjithashtu mund ta përdorni një përzierje të pjesëve të barabarta të uthullës së bardhë dhe ujit në vend të lëngut të limonit.
Kur t’i hiqni njollat, mblidheni me një leckë të thatë lagështinë e tepërt (vetëm shtypeni në këpucë për ta thithur lagështinë).
4. Këpuca nga lëkura antilop
Nëse për këtë lloj të këpucëve nuk kujdeseni mirë gjatë dimrit ato mund të dëmtohen – pa ndonjë shpresë për riparim. Sigurisht, ato nuk janë më idealet gjatë dimrit, por nëse nuk ka reshje dhe trotuare të lagështa, ato janë të sigurta për t’u veshur. Pastroni ato me një furçë të veçantë për lëkurë antilop dhe përdorni një sprej të dedikuar kundër ujit. (Sprejin së pari e provoni në një pjesë të paparë të këpucës për t’u siguruar se nuk do të ndikojë në ngjyrë).
Ruani nga rrezet direkte të diellit në një vend të thatë dhe të ftohtë që mos të zbehen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë
Letrat erotike, një marifet tjetër për të ngjallur dëshirën seksuale
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler