Si të qëndrojmë të sigurtë dhe të shëndetshëm me Tre Musketierët e Samsung, të projektuar për pastërtinë e shtëpisë tuaj
Njihuni me pajisjet tona të krijuara për të bërë më të lehtë punë e shtëpisë dhe për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër dhe të sigurt.
Këtë periudhë, të gjithë kemi treguar kujdes të veçantë ndaj higjenës dhe pastërtisë në shtëpitë tona. Është e rëndësishme që higjenizimi i ambjenteve të shtëpisë, rrobave, madje edhe ruajta e ushqimeve në frigorifer të kryhet në mënyrën e duhur. Por edhe më e rëndësishme është zgjedhja e pajisjeve të duhura për të kryer këto funksione, në mënyrë që ambjentet e shtëpisë të jenë të sigurta dhe të mos cënojnë shëndetin dhe mirëqënien e familjes. Ja cilat janë tre këshillat kryesore dhe produktet lider që sugjerojmë për t’ju shoqëruar në punët e shtëpisë.
Pastroni me fshesë me korent të paktën dy herë në javë.
Sigurohuni që fshesa juaj të ketë një filtër HEPA. Disa alergjenë janë kaq të vegjël sa mund të kalojnë përmes një filtri të zakonshëm vakumi. Kjo do të thotë se sa herë që pastroni, fshesa me korent i thith këto mikro-alergene dhe i lëshon sërish në ajër. Për higjenën dhe sigurinë tuaj, ju vjen në ndihme krye musketieri Samsung, Jet 90E premium. Tani mund të pastroni lehtësisht dyshemetë me një fshesë korrenti të fuqishme por të lehtë dhe pa kordon, e cila ka një motor inverteri digjital me thithje deri në 150 W. Kapni grimcat e imëta të pluhurit në tapete si edhe dysheme me furçën Turbo Action, e cila rrotullohet rreth 3750 herë në minutë. Një kokë rrotulluese 180 gradë ju lejon të ndryshoni me lehtësi drejtimin dhe të pastroni çdo qoshe. Në të njëjtën kohë, do të keni mundësinë të thithni ajër më të pastër falë sistemit të filtrimit HEPA me 5 shtresa, ku filtri kryesor kap grimcat e mëdha, ndërsa filtri reaktiv kap ato të voglat dhe në fund filtri i pluhurave ultra të imëta kap 99.999% të pluhurave më të holla dhe alergjenët.
Lani çarçafët çdo javë më ujë të nxehtë.
Sigurohuni që temperatura të jetë të paktën 50 gradë e cila është e mjaftueshme për të vrarë pluhurin dhe alergjenët. Nëse fëmija juaj ka alergji, bëni të njëjtën gjë me lodrat prej pellushi. Për këtë, Samsung ju sugjeron Lavatriçet me teknologjinë QuickDrive™. QuickDrive™ redukton kohën e larjes me 50% dhe përdorimin e energjisë me 20%, pa kompromentuar performancën në larje. Për më tepër, dera Add Wash™ ju lejon të shtoni me lehtësi rrobat e harruara edhe pasi të ketë filluar cikli i larjes. Për higjenizim maksimal, sistemi inteligjent i menaxhimit Q-rator përdor të dhënat e regjistruara gjatë përdorimeve nga përdoruesi për të shfrytëzuar lavatriçen me më shumë efikasitet. Laundry Recipe rekomandon ciklet optimale të larjes, Laundry Planner ndihmon në optimizimin e programit tuaj të larjes, dhe HomeCare Wizard mundëson zgjidhjen e problemeve në distancë. Eco Drum Clean + pastron brenda lavatriçes dhe eliminon në aromat e këqija pa përdorur lëndë kimike agresive. Ajo madje ju njofton kur ka nevojë për pastrim. Teknologjia Eco Bubble™ ofron larje të fuqishme, edhe me temperatura të ulëta. Detergjenti kthehet në flluska, prandaj ai depërton me shpejtësi në tekstile dhe heq papastërtitë me lehtësi, duke mbrojtur njëkohësisht ngjyrën dhe teksturën dhe duke kursyer energji.
Sigurohuni që ushqimi të ruhet i freskët.
Të gjithë ekspertët e përsërisin: mos i lani frutat dhe perimet para se t’i fusni në frigorifer. Lagështia mund t’i bëjë të myken dhe të kalben më shpejt. Vendosini veçmas produkteve të tjera dhe sistemojini frutat bashkë dhe perimet bashkë. Mbajini të gjitha produktet e mishit dhe peshkut të freskëta duke i ruajtur të mbështjellura siç i keni blerë në mënyrë që ato apo ushqimet e tjera në frigorifer të mos ekspozohen ndaj baktereve të dëmshme. Ruani të gjitha ushqimet e mbetura në enë të pastra dhe të mbyllura ose të mbështjellura. Frigoriferi ideal që ju garanton maksimumin e freskisë me dizajn elegant, është padyshim RS8000 SBS me teknologjinë Twin Cooling Plus™. Teknologjia Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe ngrirës me ftohje të pavarur. Ajo ruan ushqimin më mirë dhe mbron shijen e tij duke penguar përzierjen e aromave dhe duke siguruar kështu që ushqimi të qëndrojë më i njomë dhe më i freskët për dyfishin e kohës. Për një ftohje preçize të një shefi kuzhine, ftohja e pavarur në çdo ndarje ftoh çdo cep në mënyrë të barabartë. Teknologjia Dixhitale e Inverterit kontrollon saktësisht temperaturën dhe izolimi i avancuar zvogëlon çdo luhatje temperature, pavarësisht se sa nxehtë apo ftohtë është jashtë. Gjithashtu, frigoriferi Samsung RS8000 ofron më shumë hapësirë ruajtjeje pa rritur përmasat e jashtme (100 litra më shumë se modelet e zakonshme) falë një organizimi të brendhsëm të përkryer dhe SpaceMax Technology™.
Me këshillat e ekspertëve në mendje dhe pajisjet e duhura asistuese, higjena dhe pastërtia e shtëpisë tuaj do të jetë maksimale. Kështu, do të mund të qëndroni në shtëpi të sigurt, komod dhe të shëndetshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFacebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë