Si të përdoren rrjetet sociale gjatë kohës së pandemisë pa rënë pre e stresit dhe ankthit

Të gjithë e kanë vërejtur se rrjetet sociale, janë hapësira shumë stresuese gjatë kësaj kohe me pandemi, por megjithatë vazhdojnë t’i përdorin.
Me një rifreskim, mund t’i merrni lajmet më të reja, që janë një bekim por edhe mallkim në këtë të përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Ka shumë njerëz, që rrëshqitja e vazhdueshme nëpër poste që kanë të bëjnë me pandeminë është duke i zhytur thellë në ankth dhe stres, andaj duhet të marrin disa masa që ta ndalojnë këtë proces të dëmshëm.
Pse ia bëjmë vetës këtë
Hera e fundit që kemi dalë me shokë ka qenë fillimi i muajit të kaluar, ndërsa të gjithë kanë mbetur duke shikuar në ekranin e telefonit, për të marrë lajmet e reja lidhur me këtë infeksion që dukej se do prekte vetëm banorët e shteteve më të largëta.
Kështu duket se të gjithë kemi mbetur, të ngjitur për telefona duke i përcjellë lajmet në rrjetet sociale, për të përcjell të dhëna rreth zhvillimeve që po ndodhin në vendbanimet tona. Mirëpo, ka edhe lajme shumë shqetësuese, kurse nuk ndalojmë së kërkuari për më shumë të dhëna.
Dr. Anna Lembke e diplomuar në universitetin e Stanford, ku specializoi mbi varshmërinë, ka bërë të ditura disa të dhëna, pse të gjithë ia bëjmë këtë vetës edhe pse e dimë që është e keqe për shëndetin mendor.
“Gjatë përditshmërisë, gjithnjë kemi ankth që pulson në vetën tonë, ndërsa arrijmë ta menaxhojmë me rutinën e përditshme. Por, tani gjithçka ka ndryshuar”, ka thënë Lembke.
Me fjalë tjera, ata që janë marrë me sport apo aktivitete artistike, më nuk mund t’i bëjnë ato, derisa ata që kanë përcjellë sportin nuk kanë kur sepse gjithçka është ndërprerë, andaj rrjetet sociale janë zgjidhja e vetme.
Sipas saj, rrjetet sociale nuk janë të dëmshme nëse përdoren me kohë të caktuar dhe nuk teprohen, por duhet të evitohen sepse nganjëherë shumë njerëz e postojnë materialin e njëjtë, që në shumicën e rasteve ka përmbajtje të rëndë.
Shmangni përdorimin e rrjeteve sociale sa më shumë
Do ishte e lehtë të thuhet, se nëse iu mundojnë rrjetet sociale, të mos kyçeni në to, por kjo është e pa realizueshme.
Fillimisht, Lembke sugjeron të mos përdoret asnjë rrjet social për 24 orë, është një pushim prej tyre që nuk zgjatë shumë, por i mundëson përdoruesve që të lehtësohen prej tyre.
Kjo pauzë mund të realizohet për çdo javë, sikur ndonjë terapi e “detoksit”, ndërsa më pas të bëhet një orar kur do të përdoren këto platforma.
Më e mira do ishte, sikur të mos përdoren pas orës 20:00, në mënyrë që gjumi të jetë shumë më i qetë.
Pastaj, shmangni rrjetet sociale sa më shumë që mundeni, hyni vetëm që t’i merrni lajmet kryesore rreth situatës së krijuar, shikoni familjarët dhe miqtë e afërt dhe mbyllni llogarinë.
Twitter, dhe Facebook, janë dy nga këto platforma, që kanë më së shumti lajme dhe postime shqetësuese lidhur me situatën e krijuara së fundmi, andaj mundohuni të qëndroni më gjatë në platforma tjera si Instagram, Pinterest apo Reddit.
Ka edhe mundësi teknologjike që ta ndaloni kyçje
Nëse jeni në mesin atyre, që nuk mund të ndalojnë së shikuari së paku një herë llogarinë në rrjetin social, atëherë ka edhe zgjidhje teknologjike.
Përdoruesit e iPhone, tashmë e dinë mundësinë Screen Time që mundëson të caktohet një orar i kohës kur doni të përcillni rrjetet sociale.
Në këtë formë, mundeni edhe t’i bllokoni njoftimet që iu arrijnë, ndërsa në smartfon të pranoni vetëm thirrjet telefonike.
Facebook e ka lansuar mundësinë Quick Mode, me anë të së cilës, ju mund të mos e përdorni këtë platformë për një kohë dhe të pushoni prej saj.
Derisa Twitter, për një kohë të gjatë e ka mundësinë e bllokimit të ndonjë fjalë, apo teme të caktuar, andaj nëse lajmet rreth coronavirusit janë shqetësim për ju, mund t’i bllokoni dhe të mos iu shfaqen më. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Nokia rrugës për të vendosur rrjetin e parë celular në Hënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës