Kilogramët do të zhduken vetë
Hidratimi i mirë luan një rol kyç në kontrollin e peshës trupore, sipas një studimi të publikuar në “Annals of Family Medicine”.
Pijen ideale mund ta bëni vetë duke përdorur farat e thara të qimnonit.
Kjo erëz është e pasur me antioksidantë dhe është e mirë për sistemin imunitar, shëndetin e zorrëve dhe redukton inflamacionin, transmeton Telegrafi.
Përgatitja:
Hidhni një lugë fara qimnon në një filxhan ujë gjatë natës. Në mëngjes, zieni përzierjen për rreth pesë minuta.
Kur të ftohet, kullojini farat.
Uji do të ketë një shije minerale dhe drunore, kështu që mund të shtoni pak ëmbëltues natyral ose kanellë. Mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë. /Telegrafi/