Të dashurosh është proces i ndërlikuar që nuk kontrollohet dot. Secili mundohet të dijë se cili është njeriu i përsosur, përgjigja e kësaj pyetje është e pamundur. Nuk ekziston njeriu i përsosur , por ne mundohemi ta gjejmë atë që është më afër të qenit “i përsosur”. Femrat janë tejet kureshtare, ato mundohen të dinë çdo gjë në lidhje me ata që u interesojnë. Çfarë e nxit një mashkull të mendojë se ajo është e duhura? Çfarë procesi zhvillohet në trurin e tij? Dhe pyetja të cilës jemi munduar ti japim një përgjigje, çfarë mund të bëjmë ne për të ndikuar në këtë proces. Janë disa kërkesa të tyre për të cilat duhet reagimi i duhur.
Kërkesa: Të mbrojë
Meshkujve u pëlqen ta mbrojnë atë që u takon atyre. Lejojeni atë të shohë anën tuaj të dobët, atë do ta bëjë të ndjejë afërsi, për shkak të instinktit për tu kujdesur.
Jepi një detyrë
Kërkoni nga ai që të riparojë diçka që ju është prishur. Ti japësh një detyrë konkrete do të thotë të lejosh atë ta zhvillojë ndjenjën e suksesit.
Kërko opinionin e tij Të kërkosh opinionin e tij për të do të thotë shumë. Ai do të kuptojë se ju e vlerësoni mendimin e tij.
Materialet e buta
Materialet e buta si mëndafshi dhe gëzofët e kafshëve, meshkujve iu japin një ndjesi butësie, që shkakton dukja juaj e bute dhe femërore.
Kërkesa :Liri Edhe meshkujt e shëndoshë emocionalisht , duan të sigurohen se identiteti i tyre do të jetë i njëjtë edhe pasi kanë hyrë në një marrëdhënie më serioze. Duke ia bërë atij të qartë se nuk prisni të ndryshojë, se ju e pranoni ashtu si është, zgjon një ndjenjë vetëbesimi tek ai.
Mos u mundo ta lidhësh
Meshkujt e urrejnë ndjenjën e të qenit “i lidhur”. Shumë femra mendojnë se kështu e ruajnë atë për vete, është gabim i rëndë të mundohesh ta bësh “për vete” duke mos i lënë hapësirë. Do ta ngulfatni duke ia cenuar lirinë e shoqërimit, lejoje të argëtohet me shokë, të shkojë në ndeshje futbolli apo basketbolli, kjo nuk i jep atij të drejtën të ju lë anash.
Ndajeni frikën me të
Meshkujt mendojnë se të gjitha femrat kanë një qëllim “të vënë unazat” duke harruar se as ato nuk duan të nguten kur fjala është te marrëdhënia serioze. Nëse ajo ka kërkuar të njoftohet me prindërit e saj, nuk do të thotë se do të martoheni, thjeshtë tregon se ajo nuk dëshiron “të luajë”, por ai e keqkupton. Tregoji friken tënde lidhur me dështimin tuaj, ai do ta vërejë se nuk e ke për qëllim të martohesh me të për ndonjë arsye.
Zbulo vetveten
Ndryshimet e vogla të pamjes e bëjnë atë të mendojë që ju keni edhe tipare tjera të personalitetit, se nuk jeni gjithmonë e njëjtë. Ndryshimet e mira e bëjnë atë t’ju çmojë më tepër, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë të karakterit.
Respekto fshehtësinë e tij
Secili njeri në botë ka të drejtën e sekretit, nëse këtë e lejon ligji, pse nuk e lejoni ju. Askush nuk ka të drejtë të kontrolloje letrat e askujt, të kontrolloje celularin e askujt, madje as të pyes dikë për diçka që do ta ruajë të fshehtë. Këto janë vese që më vonë shndërrohen në shprehi.
Kërkesa : Të jetë i vlerësuar
Ndoshta ai është kryelartë , por akoma është i pasigurt. Atij i pëlqen të jetë i respektuar dhe i vlerësuar. Kur ndodhet pranë jush ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, si brenda ashtu edhe në prani të tjerëve. Ja disa fshehtësi që ju ndihmojnë për ta arritur këtë.
Bëjeni të lumtur
Qesh edhe atëherë kur ai tregon një barsoletë jo edhe aq interesante, nxirreni nga situatat e palakmueshme duke e arsyetuar edhe për ato që më vonë ndoshta do ta qortosh, bëje të ndihet i relaksuar edhe kur është i stresuar.
Bëhu e mirë më shoqërinë e tij
Meshkujt janë të mirë kur kanë të bëjnë me shitjet, ndeshjet e sportit dhe veturat e shpejta, mirëpo dobësia e tyre është shoqërimi me njerëz të panjohur. Kur ai ju njofton me dikë, mundohu që të lësh përshtypje të mirë, ai do të ndihet krenar dhe ti do të përfitosh nga rasti të shoqërohesh me rrethin e tij.
Luani lojëra të zgjuarsisë
Luani lojëra që kanë të bëjnë me inteligjencë , zgjuarsi dhe gjindshmëri. Ai do ta vërejë se ju dini të gjendeni nëpër situate të vështira, kjo e bën atë t’ju admirojë. Nuk do të ndihet në siklet kur ndonjë shok tregon barsoleta biondesh, dhe do të ndihet krenar që ka afër një femër të zgjuar.
Luaj rolin e asaj që të gjithë e dëshirojnë
Lejoni që ai të ju shohë me sytë e ndonjë mashkulli tjetër që do të vdiste për të të pasur afër. Por mos u mundoni ti afroheni “karremit” që e përdorni. Nëse një burrë është ulur shumë afër teje, përdore situatën, por mundohu që të dashurin tënd ta vësh në mes teje dhe të panjohurit. Ai do të ndihet me superior, ndërsa ju e keni rritur nivelin e vlerësimit dhe të qenit e vlerësuar.
Kërkesa: Rehati
Të dashurosh është proces i ndërlikuar që përfshin në vete zhvillimin e përshtatjes që ndodh kur oksitoksina vërshon trurin. Ju mund ti lironi këto hormone duke e bërë atë të ndiejë se ju dy thjeshtë përshtateni. Ai ndihet mirë me ty kur ndalon së menduari për lidhjen tuaj dhe thjesht e përjeton çdo moment të saj.
Le të ju shohë gjithmonë të dukeni bukur
Mos provo ti dalësh përpara në mëngjes në gjendjen e zakonshme. Mundohu të zgjohesh para tij, të rregullosh pak flokët, të mbash pamjen hyjnore që të fal mëngjesi, dhe mos e befaso me ndonjë surprizë të keqe, në fakt mos e lejo veten të të pyes “kush je ti?”
Gatuani bashkë
Meshkujve u pëlqen të hanë. Pse të mos mundohen edhe ata për këtë punë? Nëse gatuani bashkë ju do të fitoni shprehinë e të ndihmuarit, në mënyrë që të mos ekzistojë ndarja e punëve. Ndani me të çdo gjë. Do ta shihni sa të paharrueshme janë çastet që keni kaluar në kuzhinë.
Bëje të ndihet si në shtëpinë e tij Nëse ai vendos që të kalojë disa ditë në shtëpinë tënde, mundohu që atë ta bësh të ndihet si në shtëpinë e tij, duke blerë gjerat ushqimore që ai konsumon, shtriju afër tij kur ai do të shtrihet për të pushuar, thjesht tregoji në mënyrë indirekte se ju do të mund të jetonit bashkë.
Çka e nxjerr atë jashtë binarëve
Disa faktorë ndikojnë që ai të tërhiqet.
1) Mundësitë e reja në punë
Ngritja në detyrë do të thotë më tepër orë të shpenzuara në zyrë. Në vend që ta kalojë kohën me partnerin, ai zgjedh karrierën. Kjo është diçka që ka të bëjë më të jo më ty. Nëse ai ka zgjedhur karrierën, respekto vendimin e tij, nëse prapë mendon se mund të rrish pa e parë 12 orë në ditë, të shtunave, madje edhe të dielave (gjë që nuk ndodh) vrapo pas tij.
2) Ju nuk grindeni asnjëherë
Nuk është shenjë e mirë. Të jesh dakord me të edhe atëherë kur nuk ka asnjë shans, jo që e bën më të afërt, por e largon krejtësisht. Askujt nuk i pëlqen t’i bëhet qejfi çdo herë.
Nëse thua për çdo gjë PO ai do të mendojë :
a) Se do ta lidhësh pas një kohe kur ai të dashurohet.
b) Se je mësuar të të shkelin
c) Ti nuk interesohesh
Njëra nga këto do ta bëjnë atë të tërhiqet, madje përgjithmonë.
3) Paniku i humbjes
Shumë meshkuj mendojnë se në çastin që do të lidhen me dikë, do të humbasin shokët, jetën e natës madje edhe gjysmën e pasurisë. Nëse ju reagoni si mos më keq në njërën nga këto tri raste, konsiderojeni “të humbur”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje