Merret nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, për shkak të higjienës së keqe, prostatës së zmadhuar dhe mbajtjes së urinës
Shkakton infeksionin e rrugëve urinare dhe të traktit të zorrëve, por edhe inflamacionin e tëmblit, hematoksi të rëndë, transmeton Telegrafi.com.
Infeksionet bakteriale mund t’jua bëjnë të rëndë jetën. Shkaktojnë vështirësi të cilat krijojnë nervozë, ndërkaq kur gjejnë vend të përshtatshëm për t’u shumëzuar, nuk eliminohen lehtë.
Nëse nuk shërohen me kohë, mund të shkaktojnë komplikime serioze.
Escherichia coli është njëra ndër bakteret më të rënda, ndërkaq shumica as pas luftimit shumëvjeçar me barna, çaje dhe me preparate të ndryshme, nuk mund të shërohen me sukses.
Gjëja kryesore në trajtimin e këtyre bakterieve është që të bëjë që ju të ruani rehatinë dhe të parandaloni përhapjen e saj.
Format e marrjes së këtij bakteri:
– Përmes konsumimit të ushqimeve apo ujit të kontaminuar
– Nëse jetoni afër ambienteve me bagëti
– Nga ushqimet si spinaqi, sallata, kastravecët dhe ushqimet e tjera me origjinë bimore që kultivohen me plehun e këtyre kafshëve
– Nga uji i ndotur
– Nga mishi i pagatuar mirë, sidomos ai i ushqimeve të shpejta
– Konsumimi i frutave dhe perimeve pa u larë
Si ta parandaloni rrezikun e këtij bakteri:
– Lani mirë frutat dhe perimet
– Qëndroni larg bagëtive, sidomos fëmijët
– Zieni mishin mirë dhe mos e hani të pagatuar
– Tregoni kujdes me nënproduktet e kafshëve si qumësht, djathë, etj.
– Kujdesuni për higjienën tuaj
Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja. Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike.
Simptoma të tjera mund të jenë koliti dhe dhembja e barkut. Duke qenë se dhimbjet janë shumë të forta, shpesh ky bakter ngatërrohet dhe me zorrën e verbër.
Zakonisht diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve. Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficiencë renale.
Kurimi:
Për fat të keq nuk ka kurë specifike, terapia me antibiotikë, ashtu si me gastroenteritet nuk është efikase, madje mund të përkeqësojë situatën.
“Nëse shkatërrohen bakteret me antibiotikë, atëherë lirohen më shumë qeliza helmuese dhe ashpërsohen simptomat. Pra kjo është absolutisht kundërproduktive. Dhe kjo është arsyeja pse antibiotikët për fat të keq nuk janë në asnjë mënyrë mundësi e terapisë për rastet me infeksionet EHEC”, thonë mjekët.
Prandaj mjekëve nuk u mbetet tjetër veç mundësisë për të zbutur simptomat. Në këtë mes ndihmojnë infuzionet, të cilat kompensojnë humbjen e lëngjeve te pacientët, te pacientët me simptoma të rënda, pastrimi i gjakut përmes dializës mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të veshkave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania