Ta bëni një femër për ju, nuk është edhe aq e lehtë. Gjithsesi këtu flasim për atë kategori të femrave që janë të bukura, të mençura, të dashura, të këndshme dhe me një karakter të fortë.
Besoj që tash më e kuptuat që këtu nuk po flasim për llojin e femrave që janë të lehta, as për ato që mund të shkojnë edhe me të dashurin e shoqes më të mire. Pra artikulli nuk është për ato sepse për ato nuk ka nevojë të dish të bësh asgjë sepse me to të gjithë kanë sukses.
Po ashtu, të bërit e një femre për vete nuk lidhet aspak me anën materiale, gjë për të cilën na rastis shpesh të dëgjojmë nga ata meshkuj që nuk arritën të prekin zemrën e femrës që deshën.
Djem të dashur, nuk janë dhuratat e shtrenjta dhe jeta jashtëzakonisht luksoze që mund të prek ndjenjat e saj. Nuk janë gjithmonë gjërat e mëdha që na ndihmojnë të realizojnë qëllimin. Shpesh sekreti qëndron tek vogëlsitë që ndoshta ne i anashkalojmë.
Vajzave u lë përshtypje shumë një djalë i sigurt, i cili me shumë vendosmëri bën gjërat, kur themi vendosmëri nuk mendojmë në sjelljet që shoqërohen me shumë tension, të mos keqkuptohet. Ndërsa urrejnë të kundërtit.
Mos kërkoni gjithmonë miratimin e saj për gjera që ndoshta s’do të jetë e nevojshme.
Mësoni të visheni zgjuar. Ajo do ta vlerësoj shumë dhe do ta bëni të ndihet mirë që është pranë jush. Veshje e zgjuar do të thotë një kombinim i bukur që shkon me stilin tuaj, që duhet të merren në konsideratë shumë ngjyrat dhe modeli po ashtu, i cili përpos që do të duhej të duket bukur, duhet të mos përmbajë as detalin më të vogël femëror. Femrat e urrejnë këtë. P.sh. Ato veshje që ndoshta janë më të ngushta se sa duhet, apo vënia e ndonjë aksesori që nuk është i nevojshëm. Ka disa ekspert të modës qe mendojnë që pos orës, mashkullit nuk i duhet asnjë aksesor tjetër.
Po ashtu, femrat adhurojnë meshkujt e pastër, që mbajnë më shumë përkushtim higjienën, ato vërtet do t’ju shohin si i veçantë, sepse ka shumë pak meshkuj që janë të tillë.
Femrat dashurojnë ata që di t’i dëgjoj mirë. Një mashkull duke dëgjuar me përzemërsi dhe duke kuptuar të gjitha ato që thotë ajo, mund ta bëjë atë të duket qendra e botës, duke e hapur edhe me shumë zemrën e saj për të ndarë, ndoshta edhe sekretet. E kur të ndodh kjo, ju jeni i rëndësishëm për të tashmë.
Mos u kurseni në komplimente, femrat i duan ato shumë, ndërsa sa herë ju nuk vëreni ndryshimet në veshjen e saj, apo çka do qoftë, dijeni se e keni dëshpëruar shumë. Të gjitha femrat e duan djaloshin që i bën të ndihen të bukura dhe shume tërheqëse gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të ndjeheni të lodhur për ta bërë, përkundrazi duhet të përgatiteni ta bëni gjithmonë dhe mos u shqetësoni sepse asaj asnjëherë nuk do t’i duket e tepërt, përkundrazi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Zgjatime për shëndetin e shtyllës kurrizore
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe