Telegrafi

Si mund të luajë Real Madridi në formacionin 2023/24 – por pa Mbappen

Gjithçka tregon se Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit vetëm vitin e ardhshëm.

Bardhezinjtë thuhet se nuk planifikojnë të nënshkruajnë me ndonjë sulmues alternativ këtë verë, kështu që ka tashmë një pamje se si mund të luajë Carlo Ancelotti sezonin 2023/24.

Thellësia e skuadrës së Real Madridit do të ishte mbresëlënëse sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Lista me lojtarët më të paguar te Real Madridi - Jude Bellingham direkt në top 3

Dy mbrojtës të majtë natyralë (Ferland Mendy, Fran Garcia), shumë mesfushorë të tjerë për të zgjedhur (Aurelien Tchouameni, Toni Kroos, Dani Ceballos), Joselu dhe Alvaro Rodriguez si opsione të mundshme për sulmues.

Megjithatë, a është cilësia mjaft e mirë për të konkurruar për të gjithë trofetë?

Kjo mbetet të shihet në fund të këtij sezoni se sa të zgjuar janë treguar te Real Madridi me transferimet që kanë bërë në këtë verë. /Telegrafi/