Adri dhe Shqipja kanë nxitur shumë debat te banorët e tjerë me një klip që u shfaq në spektakël.
Ata kanë diskutuar për një pjesë të konkurrentëve dhe në këtë e kanë edhe Vesa Vllasaliun.
Pas klipit, një reagim u bë edhe nga bukuroshja nga Gjilani, e cila tha se është pak e shokuar nga ato që ka parë.
“Jam pak e shokuar se këto fjalë nuk mi ka thënë Shqipja asnjëherë në sy. Për ty ne të gjithë jemi fëmijë. Ti të gjithëve po i thua fëmijë. I përmenda disa gjeste, se më ka thënë fëmijë”, u shpreh ajo.
Vesa tutje shtoi: “Nuk më erdhi në rregull me i thënë të tjerëve se jam fëmijë. Në rregull jemi”.
Në debat u përfshi sërish Shqipja duke thënë se fëmijë e ka cilësuar vetëm Vesën, jo të gjithë.
Veç kësaj, u akuzua edhe Gani Gërmiu, duke thënë se nuk është i njëjtë nëse nuk pi. /Telegrafi/