Ilaçi është produkt që përmban substancën apo kombinimin e substancave të prodhuara dhe të dedikuara për shërim, apo për pengim të sëmundjeve te njerëzit apo te kafshët, për caktimin e diagnozës, për përmirësimin apo ndryshimin e funksioneve fiziologjike, si edhe për arritjen e qëllimeve të tjera të arsyeshme mjekësore
Ilaçet në organizëm më së shpeshti lidhen dhe veprojnë ndaj proteinave të caktuara: enzimave, molekulave qarkulluese, kanaleve jonike dhe receptorëve. Në raste të shumta, ilaçi vepron në atë mënyrë që qelizat i lidh me receptorë. Duke pasur parasysh që receptori është larg nga vendi i aplikimit të ilaçit, është me rëndësi që ilaçi të transportohet nga vendi i aplikimit deri te vendi i veprimit.
Ilaçi lidhet për receptor, ndërsa forca e asaj lidhjeje mund të jetë e ndryshme, gjë që kushtëzon kohëzgjatjen e veprimit të ilaçit. Për të qenë ilaçi i dobishëm, patjetër duhet të veprojë në mënyrë selektive në caqe të caktuara dhe në inde. Thënë më ndryshe, ilaçi patjetër duhet të arrijë shkallë të lartë të specifikës për vendin e caktuar të lidhjes, transmeton Telegrafi.
Nuk ka ilaç me veprim të plotë specifik. Në shumicën e rasteve, lidhja e dozës së ilaçit do të shkaktojë që ilaçi të veprojë edhe në disa vende të tjera të caktuara, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e efekteve të padëshiruara.
Disa ilaçe japin efektin e tyre në vendin e dëshiruar ndërsa disa të tjerë arrijnë në zona të largëta nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Ilaçet zakonisht merren me anë të gojës apo shiringave. Ilaçet përthithen menjëherë sapo hyjnë në qarkullimin e gjakut.
Një ilaç i marrë nga goja duhet të shkrihet mirë në stomak dhe zorrë për t’u përthithur nga trupi. Ai copëzohet në pjesë të vogla, më pas molekulat kimike kalojnë në lëngun e stomakut-zorrëve.
Ky proces ngjason me shkrirjen e sheqerit në ujë. Në fillim sheqeri ndahet në copa të vogla më pas shkrihet krejtësisht. Nëse ju do ta përzieni shpejt lugën ai shkrihet edhe më shpejt. Në të njëjtën mënyrë edhe lëvizjet e stomakut dhe zorrëve ndihmojnë në shkrirjen e ilaçit.
Ilaçet përthithen më shumë nga zorra e hollë. Detyra themelore e këtij organi është të përthithë ushqimin.
Mëlçia, organi i ngarkuar me largimin e efekteve të dëmshme të ilaçeve
Pasi përthithen nga zorrët ilaçet kalojnë në gjak dhe pikë së pari në mëlçi. Një nga funksionet e mëlçisë është pastrimi i trupit nga lëndët e dëmshme. Në këtë mënyrë mëlçia realizon uljen e efekteve negativë të ilaçit dhe e largon atë nga trupi. Shumë ilaçe mund të ndikojnë në metabolizma të ndryshme. Nëse ndalohet metabolizmi i një ilaçi atëherë rritet niveli i gjakut të atij ilaçi dhe shfaqen më shumë efekte anësore. Prandaj duhet të qëndrojmë larg përdorimit të pakontrolluar të ilaçeve.
Funksioni i tëmthit
Gjëndra e tëmthit e ushqyer nga mëlçia dhe tëmthi është shumë e rëndësishme në tretjen e yndyrës dhe përthithjen e tyre. Tëmthi copëton yndyrën, e ndan në pjesë të vogla dhe ia kalon enzimave të tretjes. Në fund të këtij procesi mundësohet përthithja e vitaminave A, D, E, K, të shkrira bashkë me yndyrën.
Marrja e ilaçeve para apo pas buke
Siç e dimë të gjithë ilaçet merren para ose pas buke. Marrja e ilaçeve pas buke parandalon shumë efekte si përzierjet, dhimbjet, mostretjen, transmeton Telegrafi. Nga ana tjetër disa ilaçe duhet të merren para buke sepse minimizojnë efektin e përthithjes. Por ilaçi i marrë pak para buke nuk mund të quhet i marrë para buke sepse pas ilaçit në stomak do të vijnë dhe ushqimet e tjera. Duhet të pritet të paktën 60 min pas marrjes së ilaçit.
Arritja e ilaçit në vendin e synuar
Ilaçet e kaluara në gjak shpërndahen në të gjithë trupin nëpërmjet gjakut. Prej këtu ilaçet kalojnë në organet e trupit me ndihmën e kapilarëve të gjakut. Ata kalojnë me shumë vështirësi në tru. Sepse ky organ mbrohet ndaj lëndëve të ndryshme të marra nga jashtë apo efekteve të tyre të dëmshme.
Pastrimi i trupit nga ilaçet
Ilaçet dalin jashtë nëpërmjet mëlçisë dhe veshkave. Një nga funksionet e këtyre organeve është pastrimi i gjakut nga organizmat e huaj. Ilaçet arrijnë disa here në mëlçi për shkak të qarkullimit të shpeshtë të gjakut, çdo here ato metabolizohen. Molekulat e ilaçeve të metabolizuara kalojnë në veshka dhe një sasi e pakët në tëmth. Një pjesë e ilaçeve dalin menjëherë nëpërmjet veshkave pa iu ekspozuar metabolizmit. Ndërsa një pjesë tjetër hidhen nga trupi pa u metabolizuar nga mëlçia.
Siç e pamë edhe më lart, shumë lëvizje në organet tona, duke filluar që nga stomaku deri te veshkat ndryshojnë dhe efektin e ilaçeve të marra. Prandaj detyra e çdo të sëmuri është të shkojë tek mjeku, të përdorë ilaçet në kohën dhe mënyrën e duhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri