Nga: Benjamin Plackett
Deri 200 vjet më parë, askush në epokën moderne nuk mund t’i kuptonte hieroglifët egjiptianë. Gjuha e lashtë egjiptian ishte në thelb një gjuhë e vdekur. Fakti që historianët mund t’i lexojnë dhe kuptojnë sot shkrimet hieroglifike, lidhet me një tekst juridik tejet të thjeshtë por të lashtë, që gjendet i gdhendur në një gur me famë botërore.
“Viti i ardhshëm shënon 200-vjetorin e deshifrimit të Gurit të Rozetës, që ishte në fakt një moment i rëndësishëm për degën e Egjiptologjisë. Ai është artefakti i vetëm më i famshëm në fushën e përkthimit të teksteve te lashta”, thotë Roland Enmarch, pedagog i Egjiptologjisë në Universitetin e Liverpulit në Britaninë e Madhe.
Guri Rozeta, që përmban një deklarate të shkruar në vitin 196 p.e.s., rezultoi të ishte me shumë vlerë për deshifrimin e hieroglifëve egjiptianë, pasi dekreti në fjalë përsëritej vetëm tri herë. I pari u shkrua me hieroglifë, i dyti me shkrimin e stilit demotik – një formë e egjiptianishtes së lashtë, e ngjashme në stil me arabishten e shkruar. Ndërkohë, versioni i tretë ishte shkruar në greqishten e vjetër. Meqenëse kjo e fundit kuptohej nga studiuesit, ajo siguroi një mënyrë për të deshifruar egjiptianishten e lashtë.
“Nëse keni në dorë një shkrim dygjuhësh, dhe njëra prej tyre është në një gjuhë që ju e kuptoni, atëherë ai është vërtet shumë i dobishëm, për sa kohë që përmbajtja e tekstit përsëritet”, thekson Enmarch.
Duke përdorur këtë teknikë, studiuesit mund të shohin se ku rishfaqen pjesët dhe t’i përkthejnë ato. Mjerisht, përkthimi i tekstit të Gurit të Rozetës nuk zbuloi asgjë shumë të veçantë. Ishte thjesht pjesë e një teksti administrativ, për të shënuar përvjetorin e jubileut të një mbreti. Gjithsesi, ai u siguroi studiuesve mjetet për të kuptuar tekste të tjera shumë më interesante.
Mënyra tjetër për të ringjallur një gjuhë të vdekur prej kohësh, është përmes përpunimit bazë të të dhënave.
“Disa pllaka argjile që datonin rreth viteve 1450-1200 p.e.s. u gjetën në Greqi, por për dekada me radhë studiuesit e kishin të vështirë të kuptonin se çfarë shkruhej aty”, thotë Enmarch.
Gjuha njihet si “linearja B”, dhe i paraprin alfabetin grek. Ndaj, shumica e historianëve ranë dakord se ndoshta ishte një gjuhë krejtësisht e veçantë. Sidoqoftë, deshifruesit që kishin punuar në thyerjen e kodit gjerman “Enigma”, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin në gjendje që ta deshifronin edhe atë gjuhë, duke supozuar se ishte në fakt një paraardhëse e greqishtes. Ata analizuan modelet e ndryshimeve, për të parë nëse mund të ofronin të dhëna. Sekuenca të caktuara të simboleve u shfaqën vetëm në pllakat që u gjetën në ishullin e Kretës, por jo në ato të zbuluara në pjesën kontinentale të vendit. Kjo bëri që deshifruesit të supozonin se sekuencat ishin emra vendesh në ishull, gjë që rezultoi të ishte e vërtetë.
Nga ai shembull ata ishin në gjendje të përkthenin të gjithë tekstin.
“Ai është i vetmi shembull i famshëm i suksesit, përmes përdorimit të kësaj metode”, deklaron Enmarch.
Ndërkohë, ka përpjekje për ta shndërruar përkthimin e gjuhëve të lashta, në një profesion më modern.
Studiuesit në Universitetin Mekuajër në Australi, bashkëpunuan me ekspertë të kompanisë “Google” për të përdorur inteligjencën artificiale, me synim përshpejtimin e procesit të përkthimit në anglisht dhe arabisht të hieroglifëve të lashta egjiptiane.
“Ajo që bën mirë kjo makineri është se njeh ku ka dhe ku nuk ka hieroglifë. Kjo gjë nuk është e parëndësishme, pasi do të thotë se makina nuk identifikon vetëm gjuhën që nuk ka kuptim”, thotë Camilla Di Biase-Dyson, pedagoge në Egjiptologji në Universitetin Mekuajër, e cila ishte e përfshirë në projekt.
“Problemi është se ajo nuk përdoret dot mbi një sasi të madhe të dhënash trajnuese. Që ta nxjerrë një foto të një muri të një varri egjiptian, dhe ta përkthejë atë me shpejtësi, makineria do të ketë nevojë për shumë më tepër të dhëna”, thekson ajo.
Tani për tani, pajisje të tillë kërkojnë ende shumë kontribute njerëzore për t’u siguruar që rezultati përfundimtar të jetë një përkthim i besueshëm. Por, nëse softueri është i ekspozuar ndaj të dhënave të mjaftueshme të shembujve me tekste të ngjashme, ka të ngjarë që në të ardhmen të mos ketë nevojë për ndihmën e njerëzve. /Burimi: Discover Magazine/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje