LAJMI I FUNDIT:

Shumë yje për të kujtuar Pavarottin

Shumë yje për të kujtuar Pavarottin

Një koncert gjigant Republikën Çeke, me shumë artistë të muzikës pop dhe lirike, për të kujtuar Luciano Pavarottin.

Ka hapur galanë Placido Domingo dhe Josè Carreras me "Non ti scordar di me". Pastaj janë ngjitur në skenë Laura Pausini dhe Jovanotti me "Caruso", dhe përsëri Laura Pausini me Bocelli-n "Vivere", ndërsa Sting ka ekzekutuar me sopranon Angela Georghiu "Là ci darem la mano".

Në shumë mega-ekrane projektoheshin koncertet madhështore të Big Luciano-s dhe miqve të tij. Një nga momentet më emocionuese të shfaqjes ishte kur Zucchero këndoi "Miserere", në duet virtual me të madhin Pavarotti në video.

Alagna, Andrea Griminelli, Cynthia LaWrence, të gjitë të shoqëruar nga orkestra filarmonike e Pragës, nën drejtimin e dirigjentit Eugene Khon. Mbi 500 persona, disa prej të cilëve kanë paguar edhe 7 mijë euro vetëm për të qenë të pranishëm në këtë eveniment, përfitimet e të cilit do të shkojnë të gjitha për bamirësi.


E pranishme edhe princesha Haya, motra e mbretit Abdallah II. “Ai ka qenë një shembull i një personi që mundi të bënte ndryshimin " tha ajo duke iu referuar Pavarrotit.

Mbrëmja u mbYll me një projektim të një video të regjistruar të Pavarotti gjatë interpretimit të tij të këngës "Nessun dorma". /tch/