LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 17 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet

Më shumë se 17 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet

Në mbarë botën, më shumë se 175,000 fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet, një fëmijë i ri në sekondë, deklaroi sot UNICEF-i.

Agjencia e fëmijëve paralajmëroi se aksesi dixhital i ekspozon këta fëmijë në një larmi përfitimesh dhe mundësish, por në të njëjtën kohë i ekspozon ata edhe ndaj një sërë rreziqesh dhe lëndimesh, duke përfshirë përmbajtjet e dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bullizmin kibernetik, dhe keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale.

Në mbarë botën, 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë, dhe ende, siç është përcaktuar në raportin: Situata e Fëmijëve në Botë 2017: Fëmijët në botën dixhitale– shumë pak është bërë për t’i mbrojtur ata nga rreziqet e botës dixhitale; për të mbrojtur gjurmët e informacionit që lënë veprimtaritë e tyre online, si dhe për të shtuar aksesin e tyre në përmbajtje online të sigurt dhe cilësore.


Raporti e bën të qartë se detyrimi për mbrojtjen e fëmijëve në botën dixhitale iu takon të gjithëve, duke përfshirë qeveritë, familjet, shkollat dhe institucione të tjera. Megjithatë, aty theksohet se sektori privat, veçanërisht teknologjia dhe telekomunikacioni, ka përgjegjësi të madhe dhe të veçantë për ndikimin që ka  teknologjia dixhitale te fëmijët, një përgjegjësi që nuk është marrë mjaftueshëm seriozisht. Fuqia dhe ndikimi i sektorit privat duhet shtuar për të çuar përpara standardet etike të industrisë së gjerë për të dhënat dhe privatësinë, si dhe praktikat e tjera që janë në dobi dhe në mbrojtje të fëmijëve online.

Sipas UNICEF-it, edhe Shqipëria, nuk bën përjashtim nga vendet e tjera. Fëmijët në Shqipëri kanë akeses ne imazhe të dëmshme të dhunës, pornografisë dhe abuzimit, ato janë të ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe radikalizimit dhe nuk ka mekanizma praktik, për të parandaluar ekspozimin e tillë me përmbajtje të dëmshme për fëmijët.

Megjithatë, interneti është gjithashtu një burim i edukimit, rritjes, komunikimit, eksplorimit, informacionit dhe shumë më tepër. Me mbështetjen aktive te UNICEF, një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet katër ministrive është nënshkruar ne 2016, (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike .Gjithashtu, u hartua një Plan Kombëtar Veprimi për sigurinë e fëmijëve në internet. Këto përpjekje, rezultuan në prezantimin e platformës së parë online në Shqipëri ‘ISIGURT’ (www.isigurt.al) si një platformë raportimi për abuzimin dhe fyerjet në internet.

Edhe, Axhenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020, e ka përcaktuar qartësisht sigurinë e fëmijëve në internet si një nga prioritetet për veprim të qeverisë. Gjithsesi, reagimi nga institucionet përgjegjëse, nuk është në të njëjtin ritëm me sfidat dhe kërcënimet globale që interneti i ekspozon fëmijët në Shqipëri.

UNICEF Shqipëri, po punon për forcimin e kuadrit ligjor dhe të politikave bazuar në njohuri dhe evidenca të shëndosha, për vendosjen e standardeve të qarta për sektorin privat, për rritjen e kapaciteteve të profesionistëve në sektorë të ndryshëm, si dhe për fuqizimin e fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve që t’i mbajnë fëmijët të sigurtë në internet. /kp/Telegrafi/