Site icon Telegrafi

Shuma mahnitëse e parave që kushton për të punësuar Cristiano Ronaldon për një ditë

Cristiano Ronaldos iu pagua një shumë e konsiderueshme parash nga një firmë në Arabinë Saudite përpara kalimit në Al Nassr.

Ylli portugez është padyshim lojtari më i paguar në futbollin botëror, pasi ka nënshkruar një kontratë të majme prej 200 milionë eurosh në vit me Al Nassr.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid është një makineri marketingu dhe ka çuar vëmendje në futbollin në Lindjen e Mesme.

Lexo po ashtu Ronaldo bëri veprim të papritur në votimet për "The Best" nga FIFA

Në fushë, ai ka shënuar tetë herë, duke përfshirë dy hat-tricke, dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë është ende në formë në moshën 38-vjeçare.

Gazetarët e Der Spiegel, Rafael Buschmann dhe Michael Wulzinger, zbuluan detaje se sa kushton punësimi i një prej njerëzve më të famshëm në botë.

Artikulli zbulon se Mobily, një biznes telekomunikacioni saudit, arriti një marrëveshje me kompaninë irlandeze të të drejtave të imazhit të Ronaldos – Multisports & Image Management.

Lexo po ashtu Nuk ishte as i nominuar, si e turpëroi FIFA - Ronaldo në ceremoninë e "The Best"

Ata do ta angazhonin portugezin për katër orë e gjysmë dhe kjo përbëhej nga një fotosesion, pesë fanella të firmosura dhe dy postime nëpër kanalet e tij të mediave sociale, ku ai thuhet se fiton rreth dy milionë euro për postim të sponsorizuar.

Mobilyt iu lejua të përdorte imazhe që ishin marrë atë ditë, por reklamimi ishte vetëm rajonal – pasi publikimi ishte i kufizuar në zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version