Në praninë e burrështetasve evropian si Dimitrij Rupel dhe Wolfgang Petritsch, Ylber Hysa ka potencuar qëndrimin se, shtyrja e adresimit te çështjes se statusit te Kosovës paraqet kërcënim për sigurinë në Ballkanin perëndimor.

“Shtyrjet e adresimit të statusit për Kosovën janë kërcënim për sigurinë ne Ballkan. Ne trekëndëshin e zgjidhjes Washington-Bruksel-Moskë, përgjegjësia afatgjate në Ballkanin perëndimor do t’i takoj Evropës, se bashku me NATO-n. Zgjidhja e çështjes se Kosovës për Brukselin është detyre shtëpie dhe kjo sfidë do të përcaktojë rolin dhe profilin e saj në politikën e jashtme dhe të sigurisë qe ajo pretendon ta ndërtoj”, ka thënë Hysa.