LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet paraqitja e Nexus Prime

Shtyhet paraqitja e Nexus Prime

Google dhe Samsung kanë shtyrë paraqitjen e konkurrentit për kreun e ofertës së pajisjeve me Android, Nexus Prime (Galaxy Nexus), si dhe të sistemit operativ Android 4.0 (Ice Cream Sandwich).

Paraqitja ishte paraparë të mbahet me 1 tetor në panairin CTIA në San Diego, kur kompanitë pritej të bëjnë publike detajet e pasuesit të Nexus S dhe sistemit të ri operativ mobil.

Sipas deklaratës zyrtare, paraqitja është shtyrë nga respekti për Steve Jobsin – Google dhe Samsung mendojnë se nuk është koha e duhur për paraqitjen e pajisjes së re. Data e re për mbajtjen e evenimentit të shtyrë ende nuk është caktuar.

Sipas informatave jozyrtare, specifikat e Nexus Prime do të duhej të përfshijnë procesorin me takt prej 1.2 GHz, 1 GB memorie, 32 GB hapësirë për të dhënat, përkrahjen për incizimin e videos 1080p, ekranin me diagonale prej 4.65 inç dhe kamerën e pasme prej 5-megapiksel. /Telegrafi/