Gjykatësi Juan M. Merchan konfirmoi se nuk do të jepet këtë muaj dënimi për presidentin e zgjedhur Donald Trump, lidhur me akuzat e për falsifikim të të dhënave të biznesit.
Është bërë e qartë që nga dita e zgjedhjeve se dhënia e masës së dënimit e caktuar për në 26 nëntor, nuk do të kryhej siç ishte planifikuar.
Në vendimin e dhënë të premten gjykatësi Merchan nuk caktoi një datë tjetër për dhënien e dënimit.
Në vend të datës, ai caktoi një afat që hetuesit dhe avokatët të vënë në dispozicion propozimet e tyre se si mund të vazhdohet më tej.
Ai kërkoi që të dyja palët të depozitojnë propozimet në dy javët e ardhshme se si mund të vijohet nën dritën e rikthimit të pritshëm në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump.
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ndryshe, sipas tyre, do të ndërhynte në tranzicionin dhe detyrat e tij presidenciale.
Prokurorët janë treguar disi të hapur për shtyrjen e dhënies së dënimit deri pas mandatit të tij të dytë, por nuk duan pushimin e çështjes.
Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, një demokrat, tha se zgjidhja duhet të sigurojë një balancë mes detyrimeve presidenciale dhe faktit që verdikti i jurisë është “i shenjtë”.
Zyra e Prokurori Bragg nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e dhënë të premten nga gjykatësi Merhchan.
Zëdhënësi i Trump dhe drejtori i ardhshëm i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung e përshëndeti vendimin duke e cilësuar si “një fitore vendimtare” për Trump.
Në muajin maj, Trump u shpall fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Zonja Daniels thotë se pati një marrëdhënie seksuale me zotin Trump, në 2006. Trump ka mohuar të ketë patur raporte intime me të dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar